Shtesat për mjekët specialistë krijojnë pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësorë
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) para disa ditësh ka reaguar publikisht lidhur me ndarjen e shtesave për mjekët specialistë të kujdesit parësor, dytësor dhe tretësor.
Sipas FSSHK-së në ndarjen e shtesave nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e sistemit shëndetësor, duke krijuar kështu pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësorë.
Kryetarja e Federates së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se implemtimi i rregullores së Ministrisë së Shëndetësisë paraqet diskriminim brenda punëtorëve shëndetësorë.
“Pas nxjerrjes së rregullores për shtesa ne si FSSHK i kemi sugjeruar Ministrisë së Shëndetësisë se kjo rregullore bënë diskriminim brenda punëtorëve shëndetësor përgjithësisht, por dhe në mes të vet mjekëve. Tash, me fillimin e implementimit të kësaj rregullore kanë filluar të shfaqën pakënaqësitë nga punëtorët. Përmes shoqatave sindikale kemi pasur shumë reagime”, ka deklaruar ajo.
Imeri po ashtu pohoi se kanë pranuar edhe kërkesa për protestë
“Kemi pranuar edhe kërkesa për protestë për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me diskriminimin me rastin e shpërndarjes së shtesave për mjekët specialist që kanë zgjedhur të punojnë në institucione publike. Ankesa e tyre konsideroj se është e arsyeshme, kur e dimë se edhe ata mjekë të cilët punojnë në institucione private, normën e orëve të punës e plotësojnë në institucione publike siç e kërkon Ligji d.m.th i bëjnë174 orë në muaj. Prandaj, me të drejtë e quajmë të padrejtë, të paarsyeshëm ,diskriminues dhe kundërligjshëm, edhe pse punojnë në një institucion me mjekun”, theksoi Imeri.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë kishte miratuar rregulloren për shtesat e mjekëve specialist që punojnë vetëm në institucione publike.
Mjekët specialist për të përfituar shtesat duhet plotësuar disa kritere.
“Vlera e shtesës së nëpunësit të sistemit shëndetësor do të jetë deri në njëzetë e pesë përqind (25%) e pagës bazë të atij nëpunësi”, thuhet në rregullore.
Gjithashtu në rregullore bëhet e qartë se përfitues të shtesave nuk mund të jenë nëpunësit e sistemit shëndetësor që kanë kontratë pune në një institucion tjetër privat./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë