LAJMI I FUNDIT:

​Musliu: Nuk ka pasur asnjë arsye të hiqet urdhër-arresti ndaj Radoiçiqit

​Musliu: Nuk ka pasur asnjë arsye të hiqet urdhër-arresti ndaj Radoiçiqit
Foto: Arkiv

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj një ditë më parë tha se ka dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj të sanksionuarit të ShBA-së dhe BE-së, Milan Radojçiq.

Ai nuk tregoi arsyen e heqjes së urdhër-arrestit ndaj Radoiçiqit, por drejtori i institutit “Octopus”, Agim Musliu thotë se asgjë nuk e justifikon një gjë të tillë, pasi ky i fundit ka sulmuar Republikën e Kosovës më 24 shtator.


Musliu thekson për KosovaPress, se asnjë marrëveshje e fshehtë ndërkombëtare nuk mund të aplikohet në raste të tilla, kur bëhet fjalë për një kryekomandant të terroristëve, i cili kryen agresion dhe akte të tilla ndaj një vendi.

Kryeprokurori Isufaj pranon se pa miratimin e tij nuk do të kishte ndodhur heqja e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit në vitin 2021
Lexo po ashtu Kryeprokurori Isufaj pranon se pa miratimin e tij nuk do të kishte ndodhur heqja e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit në vitin 2021

“Milan Radoiçiq është kriminel i ndjekur edhe ndërkombëtarisht edhe nga INTERPOL-i edhe nga EUROPOL-i edhe është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sa i përket kësaj që e thatë ju, që Isufaj e ka ndaluar ndjekjen penale të kryeterroristit Milan Radojçiq unë nuk kam koment, nuk i di rrethanat pse ka ndodhur kjo, por sidoqoftë nuk ka asnjë arsye të bëhet kjo sepse Milan Radojçiq ka qenë kryekomandanti i terroristëve i cili ka sulmuar direkt shtetin e Kosovës, Republikën e Kosovës.

Një territor ka pretenduar që ta shkëpus nga Republika e Kosovës dhe janë aktet më të rënda dhe më të sanksionuara me të gjitha ligjet edhe ndërkombëtare, por edhe ato të Republikës të Kosovës, me ligj akt më i rëndë nuk ekziston”, tha Musliu.

Ndryshe, Radoiçiq ka pranuar se qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, por që vazhdon të endet i lirë në Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori