LAJMI I FUNDIT:

Dita e veteranit, Mehaj: Komandanti heroik Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak

Dita e veteranit, Mehaj: Komandanti heroik Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak

Ish-mininistri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar të gjithë veteranët me rastin e Ditës së Veteranit.

Mehaj duke uruar veteranët ka thënë se nuk duhet harruar dëshmorët e kombit dhe invalidet e luftës, transmeton Telegrafi.

“Sot me rastin e shënimit të 30 dhjetorit – ditës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, uroj nga zemra gjithë veteranët, duke mos harruar dëshmorët e kombit dhe invalidet e luftës të cilët dha gjithçka për Kosovën tonë. Pikërisht me 30 dhjetor të vitit 1991, forcat e shumta ushtarake dhe policore serbe, do të ndërmerrnin një aksion ushtarak kundër Adem Jasharit dhe familjes se tij, të cilët bënë një luftë heroike duke detyruar forcat serbe që të tërhiqeshin”, ka shkruar ish-ministri në Facebook.


Tutje, ai ka shtuar “në kujtim të kësaj lufte dhe përpjekjeve tona për liri, çlirim dhe pavarësi nga shteti serb, përpjekje këto nder vite e dekada, sot shënojmë ditën e veteranëve, e cila është datë me peshe në historinë tonë me të re”.

“Lufta e jonë dhe përpjekjet për liri, çlirim dhe pavarësi të Kosovës, janë rrugëtim i yni i gjatë dhe plotë sfiduese, i cili duhet të finalizohet me anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka theksuar ai.

Mehaj thotë se “shënimi i kësaj date si dhe përmbyllja e vitit 2023, për Kosovën në përgjithësi dhe mua në veçanti do të thotë shumë, sepse për herë të parë dhe të vetme deri me tani FSK-ja u pajise me armatim moderne nga shumë shtete të NATO-së dhe kemi blerë armët me moderne, Dronët Bajraktar të blerë me buxhetin e Kosovës e fal vizionit e përkushtimit tonë gjatë drejtimit të Ministrinë e Mbrojtjes dhe përkrahjes parezerva të Qeverisë”.

Më tej, ish-ministri thekson se “dronët e shumë pajisje të tjera të blera e dhuruar nga vendet mike, janë shpagim i sakrificës sublime të popullit shqiptar të Kosovës, Familjes Jashari e shumë e shumë djemve dhe vajzave gjithandej Kosovës të cilët shërbyen me dinjitet në UÇK-ë, e me pas në TMK-ë e tash në FSK-ë”.

“Sot, në këtë ditë nuk dua të harroj edhe gjithë ata pjesëtar të Policisë së Kosovës, të cilët me nder i kanë shërbyer dhe po vazhdojnë të i shërbejnë atdheut, e çdo ditë e me shumë po na bëjnë krenar. Komandanti ynë heroik dhe historik Adem Jashari, përherë do të mbetet udhëheqësi ynë ushtarak dhe shembulli me i mirë se si duhet shërbyer atdheut. Nga zemra uroj gjithë veteranët e Kosovës për ditën e tyre meritore”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori