LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike në Strugë, ndalohet një person

Zbulohen 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike në Strugë, ndalohet një person

MPB njofton se në një fshat të Strugës janë zbuluar 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike, me çka është ndaluar një 56-vjeçare.

“Me datë 28.12.2023 në ora 16:00 në fshatin Podgorci të Strugës, zyrtarë policorë nga OVR Struga kanë privuar nga liria G.I.(56) nga i njëjti fshat.

Gjatë kontrollit në banesën e saj, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike.


Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/