LAJMI I FUNDIT:

Një familje me katër anëtarë në Maqedoni i nevojiten 56.522 denarë për harxhimet minimale

Një familje me katër anëtarë në Maqedoni i nevojiten 56.522 denarë për harxhimet minimale

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë prezantoi metodologjinë e re të shportës minimale sindikale, e cila do të jetë baza mbi të cilën sindikatat nga viti 2024 do të angazhohen për rritje të pagave të punëtorëve.

Sipas llogaritjes së profesorëve dhe ish-ministrave të financave që krijuan shportën e re minimale sindikale, Nikolla Popovski dhe Dragan Tevdovski, për nevojat elementare të familjes me dy prindër dhe dy fëmijë nxënës, nevojiten 56.522 denarë (920 euro).

Struktura e shportës, e cila nuk ka ndryshuar që nga viti 2011, tashmë ka katër artikuj të rinj ose 11 në total, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në prezantim u theksua se familjet që paguajnë qiranë e kanë më të vështirë, sepse shporta e tyre sindikale është për 21.324 denarë më e shtrenjtë për shkak të qirasë, ujit, rrymës dhe ngrohjes.

Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov theksoi rëndësinë e shportës minimale sindikale, për të cilën tha se vendosja e saj në vitin 2011 ishte bazë për miratimin e ligjit të ri për pagën minimale. Shporta minimale sindikale, thotë Trendafilov, ishte argumenti kryesor për rritjen e pagës minimale për 2.806 denarë, më vonë për 2.175 denarë dhe sipas llogaritjeve të bëra për 2.500 denarë në mars të vitit të ardhshëm.

“Periudhën e kaluar dëgjuam kritika në lidhje me llogaritjen e shportës sindikale, prandaj vendosëm të punësojmë ekspertë të shkëlqyer në fushën e tyre, ish-ministra të financave, të cilët do të japin kontribut të rëndësishëm në mënyrën se si do të krijojmë shportën e re. Metodologjia për shportën minimale sindikaliste dhe cila do të përfaqësojë nevojat themelore të një amvisërie katër anëtarëshe”, theksoi Trendafilov.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila ishte e pranishme në prezantim, theksoi se është e kënaqur që gjatë mandatit të saj janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, duke përmendur të dielën ditë jopune, Projektligjin për marrëdhënie pune, kontrata e re kolektive, si dhe Ligji për pagën minimale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori