Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, po përballen me mungesë të stafit adekuat në institucione.
Ai ka thënë se janë duke punuar për ta zgjidhur këtë problem dhe se komunat po e ndihmojë njëra tjetrën me staf të kualifikuar.
“Kanë problemin për angazhimin e njerëzve adekuate dhe të licencuar për aprovimin e punëtorëve të ri dhe aty po na duhet bashkëpunimin ndërmjet komunave me ndihmë në personel”, tha Rashiq në emisionin “ Ditari” në Tëvë 1.
Rashiq ka shprehur besimin se kjo situatë do të tejkalohet, pasi sipas tij, për çdo ditë ka numër të madh të qytetarëve në veri për tu punësuar në institucione.
“Për çdo ditë ka një interes ma të madh për një punësim normal në institucione. Jam i sigurt që në shkurt do të kemi një numër më të madh të në veri”, ka thënë Rashiq.
Në nëntor të viti 2022, serbët në katër komunat veriore kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Ky vendim kishte ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251