LAJMI I FUNDIT:

Gjykata shqyrton kërkesën për arrest shtëpie, Berisha: Rama bastard, pasardhës i një xhelati, ka tmerr nga unë

Gjykata shqyrton kërkesën për arrest shtëpie, Berisha: Rama bastard, pasardhës i një xhelati, ka tmerr nga unë

Gjykata e Posaçme GJKKO pritet të japë këtë të enjte vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar që ndaj tij të merret masa e sigurisë “arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë”, kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me kërkesën e SPAK-ut për masën e sigurisë.


Berisha tha se një kërkesë e tillë, dëshmon që urdhëruesi, i cili sipas tij është Edi Rama, ka “tmerr” prej tij.

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë. Po pse më ka pëlqyer ajo kërkesë? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër dy gjëra. Së pari, se cili është Edi Rama. Bastard, pasardhës i një xhelati që në pamje ishte intelektual, ishte artist, por që firmoste varjen e poetit vetëm për fjalën e lirë. Për fjalën e lirë se këtë kishte Havzi Nela. Ai përpiqej të inspironte të tjerët me parimet e lirisë.

Në këtë aspekt, askush më shumë se unë nuk e ka përdorur këtë akuzë kundër Edi Ramës. Në qoftë se Edi Rama do e kishte denoncuar këtë akt, Sali Berisha kurrë nuk do ia kishte përmendur. Pse? Sepse thellë në bindjen time, ti nuk mund të mbash përgjegjës djalin për të atin dhe është shumë e padrejtë që djali ka të drejtë të jetë ai që do të jetë.

Por gjersa ky nuk e ka denoncuar një herë të vetme, përkundrazi edhe më keq tha se është pak e dyshimtë ajo firma, i tregon se ka firma ai i ati i tij xhelat, në pamje të parë burrë i pashëm, elegant dhe i kulturuar, me kulturë terroriste. Ai ka firma në raste të tjera, po këtij i takonte se ky ishte poet, ky mund të thoshte aty që t’i falnim jetën, por nuk e bëri. Disa anëtarë të Presidiumit Popullor nuk kanë firmosur. Dhe Edi Rama para dy vitesh tha se ajo firmë nuk e di nëse është origjinale, pra nuk u distancua.

Arsyeja e dytë që mua më ka pëlqyer, se kjo del pak paradoks, se është dëshmi e tmerrit që ka ai nga unë. Kjo më pëlqen, të jem i sinqertë. Unë nuk them se kam pasur qëllim tmerrin, unë kam për qëllim betejën.

Kështu që përbën një arritje reale të opozitës shqiptare me këtë akt. Pastaj, se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do e provojë. Aq më tepër kur zëdhënësi i tyre bëhet ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, i cili jeton në atë kohë, prandaj e mban Rama në kundërshtim me ligjin”, tha Sali Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori