LAJMI I FUNDIT:

Familja Trump publikon fotografinë familjare të Krishtlindjeve, por në të befasishëm mungon Melania

Familja Trump publikon fotografinë familjare të Krishtlindjeve, por në të befasishëm mungon Melania

Shumëkush e ka vënë re se fotografisë familjare të Krishtlindjeve të familjes Trump, në të cilën shihet ish-presidenti amerikan duke pozuar me tre fëmijët e tij, i mungon gruaja e tij, Melania.

Tani New York Post shkruan se kanë mësuar se ish-zonja e parë ishte me nënën e saj të sëmurë në spital.


Ish-modelja 53-vjeçare thuhet se ishte me nënën e saj, Amalia Knavs, kur u shkrep fotografia e shpërndarë në Instagram nga e fejuara e Donald Trump Jr., Kimberly Guilfoyle.

Fotografia tregon një Trump të buzëqeshur, 77 vjeç, me shumicën e fëmijëve të tij.

Babai i Melanias, Viktor Knavs gjithashtu ka pozuar për portretin e familjes.

“Melania ka qenë gjithmonë shumë e përkushtuar ndaj gjithë familjes së saj”, tha një burim pranë zonjës Trump për Fox News Digital.

“Nuk duhet të jetë çudi që ajo i kaloi këto Krishtlindje me nënën e saj të sëmurë”.

Anëtarët e tjerë në fotogradfi ishin Don Jr. dhe Guilfoyle, Ivanka Trump, burri i saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre, dhe Tiffany Trump dhe burri i saj Michael Boulos.

Me ta ka pozuar edhe 17-vjeçari Barron, të cilin Donald e ka me gruan aktuale Melania. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Dua Lipa bën një paraqitje të rrallë familjare, teksa merr pjesë në sfilatën e modës “Gucci Cruise 2025”

Dua Lipa bën një paraqitje të rrallë familjare, teksa merr pjesë në sfilatën e modës “Gucci Cruise 2025”

Magazina
Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese, në imazhet e fundit në Instagrgam

Xhensila Myrtezaj shfaqet provokuese, në imazhet e fundit në Instagrgam

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
Këngëtarja amerikane, Chloe Bailey publikon fotografi provokuese gjatë një udhëtimi me varkë

Këngëtarja amerikane, Chloe Bailey publikon fotografi provokuese gjatë një udhëtimi me varkë

Magazina
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Kalo në kategori