LAJMI I FUNDIT:

Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, Hasani: Qeveria shqiptare në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Marrëveshja e emigrantëve me Italinë, Hasani: Qeveria shqiptare në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, mbajti këtë të enjte një konferencë me gazetarët, ku foli në lidhje me arritjet e diplomacisë shqiptare në vitin 2023 dhe objektivat e saj për të ardhmen.

Duke u ndalur te marrëveshja me Italinë për çështjen e emigrantëve, Hasani theksoi se qeveria shqiptare nuk ka asnjë plan B, por është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka ka plan B për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe shpresojmë që gjykatat të mos ndikohen nga politika”, tha ministri.


Marrëveshja për emigrantët, Rama: Gjest vëllazërie, i kthejmë borxhin Italisë
Lexo po ashtu Marrëveshja për emigrantët, Rama: Gjest vëllazërie, i kthejmë borxhin Italisë

Gjithashtu Hasani theksoi se për sa i përket negociatave me BE, Shqipëria pret lajme të mira nga Brukseli në fillim të vitit 2024.

Ai renditi gjithashtu dhe arritjet e Shqipërisë në politikën e jashtme, ku u fokusua te mandati i realizuar me sukses në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Në 2023 kishim një progres të ndjeshëm në procesin e integrimit evropian. Puna e Shqipërisë në këtë drejtim është vlerësuar si një model suksesi për gjithë rajonin. Shqipëria është sot gati për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. Negociatat me BE, presim lajme të mira në fillim të vitit 2024.

Diplomacia shqiptare në 2023, periudhë e paprecedentë arritjesh dhe suksesesh. Në tre vitet e fundit, Shqipëria rol të dorës së parë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare. Mandati në Këshillin e Sigurimit, na u dha në një kohë jo të lehtë për politikën ndërkombëtare. Megjithatë ia dolëm të kemi një performancë dinjitoze e të respektuar”, tha ministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori