LAJMI I FUNDIT:

Sekuestrohen rreth 7 mijë euro të falsifikuara brenda 24 orëve

Sekuestrohen rreth 7 mijë euro të falsifikuara brenda 24 orëve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka sekuestruar monedha false prej dy euro në Graçanicë dhe në Fushë Kosovë, në vlerë rreth 7 mijë euro.

Policia bën të ditur se në fshatin Preoc të Graçanicës dy zyrtare të një banke kanë raportuar se kohët e fundit nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, në vlerë 6,590 euro.

“Preoc, Graqanicë  27.12.2023-09:20. Dy ankuese femra kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2 euro në vlerë 6,590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori”, thuhet në raport.


Po ashtu referuar raportit të Policisë në Fushë Kosovë, zyrtarja e një banke ka raportuar se klient të ndryshëm nga data 11.12.2023 deri më 27.12.2023 kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë dy euro.

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë. 11.12.2023. Më 27.12.2023 ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori