LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite shkatërron tunelet në zonën e spitalit të fëmijëve në Gazë

Ushtria izraelite shkatërron tunelet në zonën e spitalit të fëmijëve në Gazë

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se kanë lokalizuar dhe shkatërruar tre tunele nën zonën e spitalit të fëmijëve, “Rantisi” të qytetit të Gazës, të cilat janë shfrytëzuar nga militantët e Hamasit.

Në muajin nëntor, IDF tregoi atë që tha se ishte provë se bodrumi i Rantisit ishte përdorur nga Hamasi për të fshehur armët dhe ndoshta për të mbajtur pengjet e rrëmbyer më 7 tetor.

Izraeli kthen 80 trupa, autoritetet e Gazës po përpiqen të kuptojnë se kur dhe ku u vranë dhe kush ishin ata
Lexo po ashtu Izraeli kthen 80 trupa, autoritetet e Gazës po përpiqen të kuptojnë se kur dhe ku u vranë dhe kush ishin ata

Në javët e fundit, Brigada 401 e IDF-së, njësia komando Shayetet 13 e Marinës dhe njësia elitare e inxhinierisë luftarake, Yahalom hetuan tre boshte tunelesh të gjetura në zonën e Rantisit, raporton thetimesofisrael.


IDF thotë se operacionet zbuluan se të tre tunelet “janë të lidhura nga një rrjet i gjerë nëntokësor që kalon nën spital dhe është disa kilometra i gjatë ndërsa të dërgon në pika strategjike në zemër të qytetit të Gazës”.

Ai thotë se tuneli në Rantisi është përdorur nga Hamasi si qendër komanduese për të menaxhuar luftimet kundër Izraelit.

Hamasi publikon pamjet e sulmit mbi IDF-në, pretendon se shfaq momentin kur hidhet në erë mjeti ushtarak i izraelitëve
Lexo po ashtu Hamasi publikon pamjet e sulmit mbi IDF-në, pretendon se shfaq momentin kur hidhet në erë mjeti ushtarak i izraelitëve

Një nga tunelet, i gjetur në një shkollë të mesme pranë Rantisit, ka një ashensor që lëvizë në një thellësi prej rreth 20 metrave, sipas IDF. Një tjetër tunel, i gjetur në shtëpinë e një komandanti të forcave detare të Hamasit, kishte një bombë në derë për të parandaluar hyrjen e trupave, thotë IDF.

Ndryshe, pas hetimeve të kryera nga autoritetet izraelite, rrjeti i tunelit u shkatërrua nga inxhinierët luftarakë të Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Zelensky viziton “vijën e parë të frontit në Kharkiv” – këto janë fjalët që ua tha ushtarëve të tij

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Të paktën një i vdekur, shtatë të plagosur - një dëshmitar rrëfen 'skenat horror' – detaje të tjera të sulmit me thikë në Angli

Të paktën një i vdekur, shtatë të plagosur - një dëshmitar rrëfen 'skenat horror' – detaje të tjera të sulmit me thikë në Angli

Evropa
Përplasje diplomatike që ka arritur një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të

Përplasje diplomatike që ka arritur një pikë të re: Polonia i thotë Hungarisë të "bashkohet në një union me Putinin"

Botë
Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Erdogan deklaron se Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Botë
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Kalo në kategori