LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i AAK-së: “Albin babadimri” i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit”

Zëdhënësi i AAK-së: “Albin babadimri” i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit”

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit.

Xhemaili ka kujtuar anulimin e ndërtimit të termocentralit Kosova C.

“Vendimin e parë që Kurti e mori si kryeministër ishte anulimi i ndërtimit të Termocentralit Kosova C. Ky vendim pasoi me ndëshkim në vlerë prej 26 milionë për Kosovën nga ana e Arbitrazhit. E sot, Kosova e varfër është edhe e vjedhur nga po të njëjtët njerëz, nga ata që ndikuan në anulimin e projektit të ndërtimit të termocentralit të ri, e që sot e furnizojnë Kosovën me rrymë duke e shitur me një çmim shumëfish më të lartë se sa çmimi real”, tha ai.


Sipas tij, “vitrat që kinse u ndanë për fundvit, janë drejtpërdrejt shpërlarje parash për KEDS”.

“Duke e ditur mirë që ato do shkojnë direkt në fatura. Albin Babadimri i dhuroi KEDS-it miliona euro për fundvit, “në frymën e bashkëpunimit””.

Xhemaili i ka bërë thirrje Prokurorisë të fillojë hetim të gjerë rreth këtyre çështjeve.

“Rritja e çmimit të rrymës në këtë kohe krize është edhe një goditje shtesë nga Kurti dhe njerëzit e tij, pikërisht kur pritet largim masiv i të rinjve pas 1 janarit”, shkroi Xhemaili./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?

Shëndetësi
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Kalo në kategori