Ditën e sotme mbahet në Gjykatën e Posaçme GJKKO gjyqi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku do të vendoset për kërkesën e SPAK për masën e “arrestit të shtëpisë me mbikëqyrje policore” ndaj tij.
Po ashtu në Gjykatën e Lartë po zhvillohet sot seanca për rekursin që grupimi i “Rithemelimit” i Sali Berishës ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku “Apeli i Përgjithshëm” ktheu në “Shkallë të Parë” çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike.
Po ashtu, opozita po zhvillon një protestë para ambienteve të Gjykatës së Lartë.
Në krye të protestuesve janë deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe disa drejtues të tjerë të PD-së së Rithemelimit.
Protestuesit kanë bllokuar kryqëzimin te Gjykata e Lartë, ndërkohë që makinat e bien borieve për hapjen e rrugës.
Pas negocimit te Flamur Nokës me drejtuesit e Policisë në terren, u hap rruga.
Po ashtu bëhet me dije se ka pasur disa momente tensioni mes protestuesve dhe disa drejtuesve te makinave, ku nuk kanë munguar edhe sharjet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251