LAJMI I FUNDIT:

Zhduken dy persona në Gjakovë, rastet po hetohen

Zhduken dy persona në Gjakovë, rastet po hetohen
Foto: Ilustrim

Në dy raste të ndryshme, një grua dhe një burrë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rastet po hetohen në Gjakovë.


“Rr. Fehmi Agani, Gjakovë  20.12.2023, 17:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e tij. Rasti nën hetime.

Fsh. Dobidol Rahovec 26.12.2023 11:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/