Deontay Wilder akuzon Anthony Joshuan se po i shmanget përballjes me të
Deontay Wilder e ka akuzuar Anthony Joshuan se po i shmanget meçit kundër tij.
Dy ish-kampionët e peshave të rënda është menduar se do të përballeshin në një meç më datë 9 mars, në rast se do të fitonin meçet e tyre në eventin “Day of Reckoning”.
Joshua iu përmbajt marrëveshjes dhe e mposhti Otto Wallin, por Wilder pësoi një humbje shokuese ndaj Joseph Parker.
Menjëherë pas humbjes, Wilder apo siç njihet ndryshe ‘Bronze Bomber’ ka paralajmëruar pensionimin nga boksi.
Më vonë përmes një reagimi në rrjetet sociale kishte sqaruar se do të vazhdojë ende, sidoqoftë ai e ka akuzuar Joshuan për “injorimin” që është duke i bërë.
“Ata nuk e duan me të vërtetë këtë luftë. Kur humba, a e keni parë se sa i lumtur ishte ai?”, ka thënë Wilder për 78SPORTSTV.
“Ai ishte sikur, ‘Unë nuk do të luftojë me Wilder’. Thashethemet ishin se ai po fliste për pensionim nësë do të fitoja. 9 mars, lufta mund të vazhdojë ende”, u shpreh Wilder.
Boksieri amerikan u ndal për të folur edhe për humbjen që pësoi ndaj Joseph Parker.
“Jam i zhgënjyer sepse e di që jam një boksier më i mirë. E kam lënduar disa herë, por disa goditje nuk i dhurova. Kam hezituar dhe nuk e di pse. Ai nuk mund të më mposht mua as në ditën e tij më të mirë”, përfundoi Wilder./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUsyk dyshohet se ka thyer rregullat e boksit mes raundit 6-7 në duelin "e shekullit" me Furyn
Moises Caicedo ka shënuar ndoshta golin më të bukur të këtij sezoni
Kush kishte më shumë goditje mes Furyt dhe Usyk - dalin rezultatet zyrtare
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City
Reus i qerasi tifozët e Borussia Dortmundit, por kjo i kushtoi mbi 100 mijë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare