LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për Berishën: Arrest shtëpie dhe mbikëqyrje policore 24 orë

Zbardhet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për Berishën: Arrest shtëpie dhe mbikëqyrje policore 24 orë

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar masën e sigurisë me “arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme GJKKO.

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se sipas kërkesës së SPAK, Berisha duhet të mbikëqyret 24 orë nga forca të policisë që do të qëndrojnë pranë banesës së tij.

Kujtojmë se seanca e mbajtur ditën e sotme në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Berisha u shty për ditën e nesërme në orën 11:00.


Shtyhet seanca gjyqësore për Sali Berishën, avokatët kërkojnë më shumë kohë
Lexo po ashtu Shtyhet seanca gjyqësore për Sali Berishën, avokatët kërkojnë më shumë kohë

Sipas informacioneve, avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me parashtrimet. Gjithashtu ata kanë kërkuar dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Avokatët kanë kërkuar që të njihen me parashtrimet që Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatë, krahas atyre në Këshillin e Rregulloreve për imunitetin dhe mandatin. Ata gjithashtu kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga kjo çështje.

Për të vetë personi Sali Berisha është shprehur se ajo është në konflikt interesi pasi ajo është shkarkuar nga detyra në kohën kur Sali Berisha mbante detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë e njëkohësisht edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të lartë të drejtësisë. Nga ana tjetër pritet që një gjyqtar tjetër të shqyrtojë gjatë kësaj periudhe kohë këtë kërkesë”, tha gazetari Eni Ferhati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori