LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë punojnë pa ndikime politike

Kovaçevski: Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë punojnë pa ndikime politike

Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë janë në bazë të barazisë, ato menaxhohen tërësisht nga komuniteti shkencor dhe punojnë pa asnjë ndikim politik, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kovaçevski përmendi se të gjitha informatat për punën e komisioneve mund të merren drejtpërdrejt nga ata dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

“Komisionet historike që punojnë si me Greqinë ashtu edhe me Bullgarinë, dhe të tilla ekzistojnë edhe në vendet anëtare të BE-së (Polonia dhe Gjermania), punojnë të pavarura nga ndikimi politik dhe menaxhohen plotësisht nga komuniteti shkencor, pra nga historianët. Ato bëhen në bazë të barazisë.

Në Komisionin me Bullgarinë marrin pjesë vetëm historian, kurse në Komisionin me Greqinë ka edhe diplomatë. Të gjitha informatat për funksionimin e tyre mund të merren nga komisionet dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, tha Kovaçevski pas nënshkrimit të Marrëveshjes për përgatitjen e aktiviteteve për ndërtimin e qendrave blerëse në Strumicë dhe Resnjë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Policia arreston gjashtë persona në Gjilan, sekuestron mbi 33 kilogramë ari dhe mijëra euro

Kronika e Zezë
Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Tentoi të fuste në Kosovë pije alkoolike nga Serbia, dogana sekuestron mallrat

Lajme
Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Osmani takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
Kalo në kategori