LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e zonave ekonomike në Maqedonia janë infrastruktura, korrupsioni, mungesa e fuqisë punëtore

Sfidat e zonave ekonomike në Maqedonia janë infrastruktura, korrupsioni, mungesa e fuqisë punëtore

Nota mesatare për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale nga konsumatorët është 4,42 nga më e larta 5. Kompanitë më mirë e vlerësojnë komunikimin me të punësuarit, me 4,7. Veprimi sipas kërkesave u vlerësua me 4,3 ndërsa shpejtësinë e veprimit pas kërkesave të dorëzuara, shfrytëzuesit e ZZhTI e vlerësojnë me notë mesatare 4,2. Notë e lartë, 4,4 për shpërndarjen me kohë të informacioneve dhe saktësinë e informacioneve që i jep institucioni si dhe për diturinë dhe shkathtësitë e të punësuarve. Në anketë morën pjesë mbi 30 kompani, anëtare të ZZhTI-së që kontribuojnë me rreth 50% në eksportin e përgjithshëm të shtetit dhe me 6 prej 8% në BPV.

“Jam i kënaqur me rezultatet, por vazhdimisht synojmë të jemi edhe më mirë. Gjatë disa viteve të kaluara, ZZhTI u shndërrua në institucion bashkëkohorë që di se si të tërheqë klientë të rinj por edhe t’i mbajë klientët e rregullt”, dekalroi Jovan Despotovski, drejtor i ZZhTI-së.

Megjithatë, para disa ditësh, Këshilli i investitorëve të huaj publikoi një anketë ndryshe ku u theksua se investitorët e huaj nuk do të investonin përsëri në vendin tonë, për shkak se u shprehën të pakënaqur. Janë anketuar investitorë prej mbi 20 vendeve në botë. 40% e kompanive janë nga ZZhTI ndërsa 60% jashtë këtij institucioni.


“Kompanitë, që për momentin janë investitorë këtu, i pyetëm nëse duhet të vendosin sot, sa prej tyre do të investonin në Maqedoninë. Jo për riinvestim, por për investim për herë të parë. Vetëm 43% dhanë përgjigje pozitive se do të investonin në Maqedoni”, pohoi Viktor Mizo, kryetar e Këshillit të Investitorëve të Huaja.

Ajo që është e rëndësishme që një kompani të investojë, jo vetëm në Maqedoni por në nivel global, janë taksat e ulëta, klima e volitshme për biznes, shpenzimet e ulëta për prodhim, qasshmëria deri te fuqia e kualifikuar e punës, qëndrueshmëria politike dhe infrastruktura e mirë. Maqedonia si shtet, parametrat dhe kriteret për investim nuk i ka plotësuar mjaftueshëm. Kompanitë që morën pjesë në anketë nuk janë të kënaqura as me infrastrukturën. Vetëm 10% u përgjigjën pozitivisht. Kanë vërejtje edhe për nivelin e lartë të korrupsionit, mungesën e fuqisë punëtore, inflacionin dhe jokonsistencën e politikave ekonomike.

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Kalo në kategori