LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Rahovecit reagon pas problemeve me energji elektrike, i bën thirrje KEDS-it të jenë më të përgjegjshëm

Komuna e Rahovecit reagon pas problemeve me energji elektrike, i bën thirrje KEDS-it të jenë më të përgjegjshëm

Komuna e Rahovecit ditëve të fundit po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, pa paralajmërim.

Në njoftimin e komunës thuhet se si pasojë e kësaj po ka edhe vështirësi në furnizim me ujë në disa vendbanime.


Nga komuna i kanë bërë thirrje KEDS-it, të jenë më të përgjegjshëm.

“Ditëve të fundit Komuna e Rahovecit po përballet me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike, pa paralajmërim. Si pasojë e kësaj, po shkaktohet vështirësi për furnizim me ujë për qytetarët në disa vendbanime”.

“Si rezultat i kësaj, semaforët nuk po funksionojnë në qytet, ku po shkaktohet kaos në komunikacion dhe avari në rrjetin e ndriçimit publik. Tani kanë filluar të vijnë bashkatdhetarët për festat e fundvitit, prandaj i bëjmë thirrje KEDS-it të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike”, thuhet në reagimin e komunës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?

Pagat minimale në Evropë - si ndryshojnë në të gjithë kontinentin?

Botë
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori