LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit ia mësyjnë pozicioneve të rusëve, u futen nëpër istikame – një prej tyre detyrohet të dorëzohet

Ukrainasit ia mësyjnë pozicioneve të rusëve, u futen nëpër istikame – një prej tyre detyrohet të dorëzohet

Pjesëtarët e Brigadës Lyut të ushtrisë ukrainase ia mësynë istikameve në të cilat ishin pozicionuar rusët, duke arritur t’i marrin nën kontroll dhe të detyrojnë një ushtar të Vladimir Putinit të dorëzohet në afërsi të Bakhmutit.

Ushtarët ukrainas nga regjimenti Tsunami po patrullonin në fushëbetejë kur zbuluan istikamet e rusëve, transmeton Telegrafi.

Pamjet e kamerave të vendosura në helmetat e ushtarëve, shfaqin ukrainasit duke u futur nëpër istikame dhe të sulmojnë pozicionet e rusëve.


Brigada Lyut është forcë speciale policore e ushtrisë, që përbëhet nga regjimenti Safari, Tsunami dhe batalioni Luhansk-1.

Batalionet Myrotvorets, Skif dhe Zakhid i ishin bashkuar Lyut-it në fillim të vitit 2023. Motoja e tyre është “zemërimin shndërroje në armë”.

Ata edhe gjatë verës ia kishin mësyrë pozicioneve të rusëve në rajone të ndryshme, duke u përpjekur të rikthejnë kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave që ishin nën kontrollin e rusëve.

E në aksionin e fundit, një ushtar rus detyrohet të dorëzohet, pasi e kupton se nuk ka nga t’ia mbajë dhe vazhdimisht gjuhej me pushkë automatike dhe me granata dore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hezbollahu sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë

Hezbollahu sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë

Azia
Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Azia
Kryebashkiaku meksikan u vritet disa ditë pasi filloi punën

Kryebashkiaku meksikan u vritet disa ditë pasi filloi punën

Amerika Latine
Sulm me dronë në një rafineri nafte në Krime, zjarr i madh

Sulm me dronë në një rafineri nafte në Krime, zjarr i madh

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Kalo në kategori