LAJMI I FUNDIT:

Edona James flet për mungesën e babait: S’e kam ditë kurrë çka është baba, s’du me ia pa sytë

Edona James flet për mungesën e babait: S’e kam ditë kurrë çka është baba, s’du me ia pa sytë

Edona James i rrëfehet Ardit dhe Mirdonit në dhomën e gjumit, për eksperiencat e saj gjatë udhëtimit të saj personal, drejt ndërrimit të gjinisë.

Gjatë rrëfimit të saj, ajo nuk ka hezituar të flasë edhe për marrëdhënien e vështirë me babain e saj.

Edona tregon që kishte filluar të marrë hormone që në moshën 13-vjeçare dhe më pas iu nënshtrua operacionit të parë në moshën 17-vjeçare.


Foto: Screenshot/YouTube

Por mes këtyre rrëfimeve personale, ajo thekson një mungesë të rëndë në jetën e saj, praninë dhe përkrahjen e babait.

“Babës nuk i ka interesu kurrë. Tash është martu një çikë sa unë, dhe ka fëmijë më të,” shprehet ajo me një ndjenjë të thellë zhgënjimi.

Foto: Screenshot/YouTube

Tutje vazhdon ajo: “Po, unë s’du me ia pa sytë, se nuk është baba jem. S’më mungon baba, s’e kam ditë kurrë çka është baba. S’është baba jem, i ka fëmijët e vet ai, le të kënaqet, unë e kam nanën.”

Megjithatë, përkundër kësaj largësie nga i ati, Edona tregon se ka një lidhje të fortë dhe të dashur me anëtarët e tjerë të familjes.

Ajo ndan me publikun se sa e afërt është me ta dhe se sa shumë e duan ata, një fakt që i ka dhënë forcë dhe kurajo gjatë të gjithë këtij procesi të ndërlikuar të transformimit. /Telegrafi/