LAJMI I FUNDIT:

Liverpool rrezikon të mbetet pa shërbimet e Salah për tetë ndeshje

Liverpool rrezikon të mbetet pa shërbimet e Salah për tetë ndeshje

Liverpooli mund të mbetet pa shërbimet e Mohamed Salah për tetë ndeshje, për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

“Të Kuqtë” kanë konfirmuar se Salah do të lirohet nga angazhimi me klubin pas ndeshjes kundër Newcastle që do të zhvillohet më datë 1 janar në “Anfield”.


Është menduar në fillim se ai do të jetë pjesë e ekipit për udhëtimin në Londër në kuadër të rrethit të tretë ndaj Arsenalit në Kupën FA me datë 7 janar, meqenëse Kupa e Kombeve të Afrikës nuk starton deri më 13 janar.

Ndeshja e parë e Egjiptit në kuadër të këtij kompeticioni do të jetë ndaj Mozambikut më 14 janar. Ata gjithashtu do të përballen me Cape Verden dhe Ganën në grupin B.

“Duam Salah dhe De Bruyne”, kreu i transferimeve të Arabisë Saudite konfirmon dëshirën për yjet e Ligës Premier
Lexo po ashtu “Duam Salah dhe De Bruyne”, kreu i transferimeve të Arabisë Saudite konfirmon dëshirën për yjet e Ligës Premier

Por, Salah do të udhëtojë më herët për t’u stërvitur më bashkëkombasit e tij para fillimit të turneut.

Egjipti arriti finale në 2021 por humbi ndaj Senegalit të Sadio Manes në ndeshjen e zhvilluar në Kamerun.

Kupa e Kombeve të Afrikës është planifikuar të zgjasë deri më 11 shkurt, kështu që është e mundur që Salah të humbasë gjatë kësaj periudhe rreth katër ndeshje në Ligën Premier.

Ai me shumë mundësi nuk do të luajë ndaj Bournemouth (21 janar), Chelsea (31 janar), Arsenal (4 shkurt) dhe Burnley (10 shkurt).

Salah nuk do të luante gjithashtu as në raundin e katërt të Kupës FA në rast se Liverpooli e mposht Arsenalin në “Emirates” si dhe do të humbasë të dy ndeshjet ndaj West Hamit në gjysmëfinale të Carabao Cup./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori