Lufta në Gaza ka futur në hije festimet e Krishtlindjeve në qytetin e Betlehemit, në Bregun Perëndimor, që njihet historikisht si vendlindja e Jezu Krishtit.
Në vend të kësaj, ky qytet është në zi dhe nuk do të ngërtheje më vete, festa muzikore, ceremoni apo edhe dekorime ekstravagante, shkruan New York Times, transmeton Telegrafi.
Këtë vit, edhe skena tradicionale e lindjes së Jezu Krishtit në një kishë luterane në Betlehem mori një kuptim tjetër.
Jezu Krishti nuk është i vendosur kësaj here në një djep të improvizuar me sanë dhe dru, por, është i vendosur mes rrënojave, gjegjësisht tullave të thyera, gurëve dhe pllakave që përfaqësojnë shkatërrimin në Gaza.
Ai është mbështjellë me një ‘keffiyeh’, shalli me kuadrate bardhë e zi, që është bërë një simbol i identitetit palestinez.
“Jemi të thyer nga imazhet e fëmijëve që nxirren nga rrënojat, ditë pas dite. Jemi ngjitur pas ekraneve tona”, tha Munther Isaac, pastori në Kishën Ungjillore Luterane të Krishtlindjeve që krijoi këtë djep të imrpovizuar.
“Zoti është nën rrënojat në Gaza, këtu e gjejmë Zotin tani”, thotë ai.
Lufta filloi më 7 tetor, kur Hamasi nisi një mori sulmesh në Tel Aviv dhe me pjesëtarët e tij vërshuan komunitetet jugore të Izraelit, që mbetën të vrarë rreth 1,200 izraelitë. Në përgjigje të këtyre sulmeve, Izraeli nisi bombardimin e Gazës dhe mobilizoi forcat tokësore atje për të eliminuar Hamasin.
Derisa konflikti hyn në muajin e tretë, disa nga imazhet më tronditës të shkrepura në Gaza kanë qenë të fëmijëve të vdekur palestinezë të nxjerrë nga rrënojat e sulmeve ajrore.
Gati gjysma e popullsisë prej 2.2 milionë banorësh në Gaza, janë fëmijë dhe rreth 70 për qind e të vrarëve janë gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës dhe Kombeve të Bashkuara.
Sipas të dhënave, rreth 20 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës.
Ndonëse Gaza është rreth 70 kilometra larg Betlehemit, që ndodhet në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, palestinezët në qytet e bashkëndjejnë dhimbjen me ta.
Banorët shprehën shqetësuar për familjet dhe miqtë e tyre në Gaza dhe e shohin jetën e tyre të kufizuar – qoftë përmes kufizimeve që nga fillimi i luftës për lëvizjen brenda dhe jashtë qytetit, pasojat ekonomike të luftës ose anulimin e festimeve të Krishtlindjeve.
Muajin e kaluar, krerët e kishave të ndryshme në Jerusalem u kërkuan kongregacioneve të tyre të hiqnin dorë nga “aktivitetet e panevojshme festive”.
Në vend të kësaj, në një deklaratë, priftërinjtë dhe adhuruesit duhet të “përqendrohen më shumë në kuptimin shpirtëror të Krishtlindjeve në aktivitetet e tyre baritore dhe festimet liturgjike”.
Udhëheqësit lokalë të krishterë thonë se rreth 35 mijë krishterë jetojnë në zonën e Betlehemit. Simbolika e Krishtlindjes është pjesë e shpirtit të qytetit.
Por, situata e vazhdueshme në Gaza ka vendosur në hije këtë vit festimet e Krishtlindjeve në Betlehem.
Tradicionalisht, një pemë gjigante e Krishtlindjeve vendoset në qendër të qytetit në Sheshin Manger dhe një ceremoni e ndriçimit të pemëve zhvillohet me bujë të madhe, por jo këtë vit.
Ndonëse, rrugët e qytetit zbukurohen me dekorime Krishtlindjesh, ato kësaj here janë të “zbrazëta”.
Një traditë e qytetit e procesionit të famshëm të Patriarkut do të bëhet gjithashtu në një version paksa të zbutur; aty ku Patriarku Katolik Romak udhëton nga Jerusalemi në Betlehem për të shënuar udhëtimin e Jozefit dhe të Marisë.
Siç thuhet, patriarku do të nisë kortezhin si zakonisht në prag të Krishtlindjes, me djem e vajza, megjithatë do të marshojnë në heshtje pa luajtur instrumentet muzikore.
Sapo patriarku të arrijë në Betlehem, ai do të ecë nëpër Star Street, rruga historike që kalon nëpër qytetin e vjetër deri në Kishën e Lindjes, e ndërtuar në vendin ku besohet se ka lindur Jezusi. Më pas ai do të kremtojë një meshë të mesnatës.
Zakonisht, presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe personalitete të tjera marrin pjesë në meshë, por mbetet e paqartë nëse do të marrin pjesë këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Netanyahu i ftuar në përvjetorin e Aushvicit, a do ta zbatojë Polonia urdhrin ndërkombëtar për arrestimin e tij?
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos
Zjarri kërcënon simbolet e Hollivudit, duke u djegur gjithçka pranë shkronjave ikonike
Parlamenti i Libanit zgjedh komandantin e ushtrisë Aoun si president, duke i dhënë fund një bllokimi 2-vjeçar
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni
Beteja për jetë a vdekje, ushtari ukrainas dhe ai rus fillimisht shtien mbi njëri tjetrin – përdorin edhe thikat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?