LAJMI I FUNDIT:

Ndihmoi Anwerpin me një gol ndaj Westerlos, këto janë statistikat e Arbnor Mujës

Ndihmoi Anwerpin me një gol ndaj Westerlos, këto janë statistikat e Arbnor Mujës

Arbnor Muja ka qenë njëri ndër protagonistët kryesor në duelin që Royal Antwerp e zhvilloi ndaj KVC Westerlos në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit belg, e që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Po zhvillohej minuta e 46-të e sfidës, kur Muja shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij, pas asistimit të Arthur Vermeeren.


Arbnor Muja shënon gol, dërgon në epërsi Antwerpin
Lexo po ashtu Arbnor Muja shënon gol, dërgon në epërsi Antwerpin

Muja në këtë takim u paraqit për 75 minuta dhe kjo ishte ndeshja e tij e 11-të nga 18-të sa ka luajtur gjithsej, që e nis nga minuta e parë.

25-vjeçari u vlerësua me notën 7.5 nga SofaScore, duke qenë kështu njëri ndër më të dalluarit në fushë.

Muja përveç golit të shënuar, pati 3 gjuajtje brenda kuadratit të portës, një pasim kyç, 28 pasime të kompletuara dhe dy duele të fituara.

Ky ishte goli i pestë e Arbnor Mujës në kampionatin belg, ndërsa ka edhe tri asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Haaland prezantohet zyrtarisht nga klubi i njohur, detyrohet t’i kontaktojë për ta fshirë njoftimin

Ndërkombëtare
Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Lampard favoriti kryesor, afër të bëhet trajner i yllit të Kosovës

Premier League
Pesë numrat që do të lirohen te Real Madridi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve

Pesë numrat që do të lirohen te Real Madridi menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve

La Liga
Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Tifozët zgjedhin ekipin e sezonit në Ligën Premier – nuk mungojnë befasitë

Premier League
Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

Spanjollët zbulojnë se si Xavi e tradhtoi Laportan dhe pse legjenda e Barcelonës u largua nga klubi

La Liga
Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Ibrahimovic i propozoi Milanit një emër të madh për stolin – pronarët e refuzuan atë menjëherë

Serie A
Kalo në kategori