Ibrahimovic do të luajë rol të madh në përcaktimin e të ardhmes së Piolit
Fjala e Zlatan Ibrahimovic thuhet se do të ketë një peshë të madhe për përcaktimin e të ardhmes e Stefano Piolit si trajner i Milanit.
Piolit raportohet se i është dhënë një mundësi e fundit për ta shpëtuar veten, por në rast se Milani humbet ndaj Sassuolos në xhiron e ardhshme, me shumë mundësi “Rossonerët” do ta shkarkojnë atë.
Sipas asaj që raporton Milannews, RedBird dhe këshilltari i lartë i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, do të kenë një rol për të determinuar të ardhmen e Piolit në klub.
Ibrahimovic u emërua në këtë post rreth dy javë më parë dhe dje në barazimin ndaj Salernitanas ishte prezent në shkallët e stadiumit, në atë që ishte ndeshja e tij e parë si drejtor i klubit.
Milannews shton se Ibrahimovic e ka kaluar tërë ditën me shefin e Milanit, Giorgio Furlani të premten dhe ish-sulmuesi i kuqezinjve do të ketë një rol të madh në shkarkimin e mundshëm të Piolit.
Milani momentalisht qëndron në pozitën e tretë në Serie A, tetë pikë mbrapa liderit Interit, që sot (e shtunë) do të luajë ndaj Lecces.
Ajo që i shqetëson më së shumti drejtuesit e klubit është fakti se top katërshja po rrezikohet nga Fiorentina që është e pozicionuar në vendin e pestë me vetëm tri pikë më pak se Milani.
Ibrahimovic ka luajtur nën urdhrat e Piolit nga janari i vitit 2020 deri më qershor të vitit 2023, duke shënuar 37 gola në 78 paraqitje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251