LAJMI I FUNDIT:

Festat kthejnë emigrantët në Shqipëri, fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

Festat kthejnë emigrantët në Shqipëri, fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës

Qytetarët e Shqipërisë që jetojnë jashtë shtetit po kthehen në vend për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, duke sjellë një fluks në pikën kufitare të Kapashticës.

Fluksi më i madh është në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë.

Për të përballuar numrin e madh të lëvizjeve të mjeteve autoritetet tona të kufirit kanë shtuar numrin e sporteleve duke punuar me 4 të tillë në hyrje e tre të tjera në dalje.


Paraditen e sotme bëjnë me dije burime pranë pikës kufitare nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë kanë kaluar me shume se 2200 shtetas shqiptarë e të huaj.  /euronews.al/