LAJMI I FUNDIT:

Gjendet pa shenja jete një serb në një pyll të Kamenicës

Gjendet pa shenja jete një serb në një pyll të Kamenicës
Foto: Ilustrim

Një person nga komuniteti serb është gjetur i shtrirë në një pyll, ku njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 në fshatin Moqare e Poshtme, në Kamenicë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.


“Raportohet se në pyll është gjetur i shtrirë viktima mashkull serb, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/