International SOS rendit vendet që paraqesin rrezik maksimal për udhëtarët në 2024, dhe gjithashtu ato që janë më të sigurta.
Sipas hartës së përpiluar nga kompania e vlerësimit të rrezikut, renditja e vendeve bazohet në disa të dhëna, duke përfshirë sigurinë, rreziqet mjekësore, si dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Shqipëria, e cila priti rreth 10 milionë turistë në vitin 2023, paraqitet me “rrezik mesatar mjekësor” e “rrezik të ulët të sigurisë.”
Po ashtu me ndikim të ulët paraqitet edhe sa u përket çështjeve klimatike. Ndërsa në faktorin e katërt, që merr në vlerësim “shëndetin mendor”, 10-12.5% e popullsisë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor (përfshin depresionin, ankthin, çrregullimet e të ngrënit dhe skizofreninë).
Rajoni
Sa u përket rreziqeve shëndetësore, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë në të njëjtën kategori me Shqipërinë, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina përfshihen në kategorinë me “rrezik shumë të lartë”.
Të gjitha vendet e rajonit paraqesin rrezik të ulët sa i përket sigurisë, ndikimit në ndryshimet klimatike dhe shëndetit mendor.
Rreziqet e sigurisë
Shtetet afrikane si Libia dhe Sudani i Jugut janë shfaqur si vende me rreziqe “ekstreme” të sigurisë, e cila është e lidhur me vende me “kontroll minimal ose jo-ekzistent të qeverisë, ligjit dhe rendit dhe shërbime qeveritare dhe transport mezi funksional, sipas International SOS.
Vendet me rrezik “të lartë” të sigurisë vuajnë nga protestat që janë shpesh të dhunshme dhe mund të cenojnë të huajt. Venezuela, Pakistani dhe Birmania bëjnë pjesë në këtë kategori.
Në të kundërt, vendet skandinave janë ndër vendet më të sigurta për sa i përket sigurisë. Metrika vlerëson kërcënimet e shkaktuara nga dhuna politike dhe trazirat sociale, krahas përhapjes së dhunës dhe krimeve të vogla.
Islanda, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Grenlanda janë klasifikuar të gjitha si vende me rreziqe “të parëndësishme” të sigurisë.
Zvicra dhe Sllovenia janë gjithashtu ndër vendet me më pak rreziqe sigurie.
Rreziqet shëndetësore
Vendet me rreziqe mjekësore “shumë të larta”, të cilat vlerësohen në bazë të prevalencës së sëmundjeve infektive si Covid dhe standardit të shërbimeve mjekësore emergjente, përfshijnë Afganistanin dhe Korenë e Veriut, së bashku me disa vende afrikane, përfshirë Sudanin dhe Libinë.
Shtetet me më pak rreziqe mjekësore përfshijnë SHBA-në, Kanadanë, Japoninë, Australinë dhe Singaporin.
Të kesh akses në kujdesin shëndetësor gjatë udhëtimit është një shqetësim kryesor për njerëzit – me 60% të udhëtarëve që thonë se potenciali për t’u përballur me një urgjencë mjekësore gjatë një udhëtimi është një faktor kryesor për të blerë sigurimin e udhëtimit.
Ofruesit e kujdesit parësor shëndetësor zakonisht nuk mbulojnë koston e lëndimeve ose sëmundjeve të pësuara jashtë shtetit, të cilat mund të çojnë në shpenzime të konsiderueshme nga xhepi, tha James Clark, specialist në kompaninë e sigurimeve Squaremouth.
International SOS gjithashtu renditi vendet bazuar në ndryshimet klimatike dhe se si mund të çojë në kriza dhe fatkeqësi humanitare. Megjithëse për udhëtarët, kjo mund të mos jetë ende një çështje shqetësimi.
“Ne po shohim që këto rreziqe po bëhen më të ndërvarura. Për shembull, përkeqësimi i kushteve klimatike mund të çojë në një rritje të rreziqeve mjekësore, në veçanti zhvillimin e sëmundjeve të reja, ose rritjen e frekuencës së së sëmundjeve ekzistuese”, tha Noriko Takasaki, drejtor i sigurisë në International SOS. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje