LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova solidarizohet me Çekinë

Kurti: Kosova solidarizohet me Çekinë

Kryeministri Kurti, ka reaguar pas sulmit të armatoasur në Pragë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, Kurti tha se Kosova solidarizohet me Çekinë në këto kohë të vështira.

Ai  iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.


“Ngushëllime të përzemërta Republikës Çeke nga Republika e Kosovës. Pas të shtënave tragjike në Pragë, mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë komunitetin çek. Kosova solidarizohet në këto kohë të vështira”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Për sulmin ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se është i tronditur nga sulmi në Pragë që la shumë viktima dhe të plagosur.

“Në këto momente të vështira për ta, bashkëndiejmë dhimbjen e popullit të Çekisë dhe familjarëve, duke u shprehur ngushëllimet më të thella atyre për viktimat. Qëndrojmë pranë tyre, duke uruar po ashtu shërim të shpejtë për të plagosurit dhe duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë askund!”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.

Të paktën 15 persona mbetën të vrarë dhe 24 të tjerë u plagosën në Universitetin Charles në Pragë,  si pasojë e një sulmi të papritur nga një student.