Dhimbja e mishrave të dhëmbëve mund të jetë shqetësuese, e madje mund ta bëjë më të vështirë procesin e ngrënies. Për fat të mirë, shumica e këtyre shqetësimeve largohen vetë me kalimin e kohës ose ju mund të përfitoni lehtësim nga trajtimet pa recetë dhe kujdesi në shtëpi.
Por, pavarësisht shkaqeve, mos i shpërfillni ose injoroni simptomat tuaja, veçanërisht nëse ato nuk përmirësohen ose përkeqësohen. Goja është porta e trupit, kështu që shëndeti oral mund të ndikojë në shëndetin e përgjithshëm dhe anasjelltas.
Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së mishrave të dhëmbëve:
Jeni duke përdorur fillin dentar në mënyrën e gabuar
Mënyra e gabuar e përdorimit të fillit dentar mund të acarojë mishrat e dhëmbëve. Përdorimi i fillit në mënyrë agresive, ushtron shumë presion tek to, duke çuar në acarim. E gjithashtu edhe larja e ashpër e dhëmbëve mund të irritojë mishrat. Nëse vëreni se mishrat e dhëmbëve gjakosen pas përdorimit të fillit, kjo mund të tregojë se e nuk keni përdorur rregullisht dhe me shumë gjasa keni grumbullim të gurëzave. Përpiquni të mos ushtroni shumë presion kur pastroni dhëmbët dhe ruani një rutinë të rregullt të kujdesit ndaj tyre.
Mund t’i keni lënduar mishrat e dhëmbëve
Përtypja e ushqimeve krokante mund të shkaktojë lëndime tek mishrat e dhëmbëve. Ndonjëherë mund të ndodhë që një grimcë ushqimi të mbetet i bllokuar në dhëmbët tuaj duke krijuar shqetësim.
Mund të keni ndonjë plagë
Disa plagë të vogla shfaqen në përgjithësi në brendësi të buzëve, faqeve ose gjuhës, por është gjithashtu e mundur që ato të zhvillohen edhe tek mishrat e dhëmbëve. Lajmi i mirë është se nuk janë ngjitëse dhe zakonisht shërohen vetë brenda disa javësh. Për të lehtësuar dhimbjen provoni të shpëlani gojën me antiseptikë pa recetë. Gjithashtu shmangni konsumin e ushqimeve pikante.
Mund të jenë acaruar nga një pastrim dentar
Nuk është e pazakontë që mishrat e dhëmbëve të lëndohen pas një pastrimi të thellë tek dentist juaj. Në këtë rast koha dhe higjiena janë ilaçi më i mirë. Por nëse dhimbja ju shqetëson, provoni një qetësues dhimbjesh pa recetë. Dhe nëse simptomat vazhdojnë disa javë, kontaktoni dentistin tuaj.
Keni hequr një dhëmb
Zakonisht kjo ndodh për shkak të traumës dhe është diçka e zakonshme. Ajo që mund të bëni është që të kujdeseni më së miri për higjienën orale pas procedurës. Nëse dhimbja e mishrave të dhëmbëve zgjat më shumë se një javë ose dy, kontaktoni dentistin tuaj.
Jeni të sëmurë
I gjithë trupi juaj mund të ndjejë dhimbje kur jeni të sëmurë, dhe sigurisht që është e mundur që ato simptoma të shfaqen edhe tek mishrat e dhëmbëve. Kjo ndodh më së shumti kur keni ftohje të zakonshme ose disa lloje të infeksioneve të traktit të sipërm respirator. Dhimbja e mishit të dhëmbëve shpesh reduktohet kur simptomat e tjera të përmirësohen, e rëndësishme është që gjithmonë të ruani higjienën orale.
Për shkak të ndryshimeve hormonale
Ndryshimet në nivelet e hormoneve, si ato që ndodhin gjatë pubertetit, shtatzënisë dhe para apo pas menopauzës, mund të shkaktojnë shqetësime edhe në shëndetin oral. Ju mund të shihni se mishrat e dhëmbëve janë të fryrë, skuqur dhe janë më të butë. Kjo është një gjendje që kalon vetë ndërkohë që hormonet tuaja qetësohen. E rëndësishme është që të vazhdoni të ruani higjienën e mirë orale.
Keni dhëmb të prishur
Kavitetet janë zona të dëmtuara në sipërfaqen e fortë të dhëmbëve tuaj, që për disa njerëz mund të shoqërohen me dhimbje në mishrat e tyre. Prandaj në këto raste këshillohet të merrni ndihmë të specializuar nga dentisti juaj.
Keni konsumuar diçka të nxehtë
Është tepër e zakonshme që ushqimet shumë të nxehta të djegin qiellzën ose mishrat e dhëmbëve, duke shkaktuar dhimbje në këto zona. Gjithashtu edhe ushqimet me shumë aciditet, mund të irritojnë mishrat e dhëmbëve tek disa njerëz. Në këto raste rekomandohet të shmangni ose të paktën të reduktoni konsumin e çdo ushqimi që shkakton irritim dhe sigurohuni që të kryeni rregullisht kontrolle dentare.
Keni alergji
Njerëzit me alergji orale mund të përjetojnë kruajtje ose ënjtje në gojë, buzë, gjuhë dhe fyt, zakonisht pasi hanë fruta ose perime të papërpunuara. Ushqimet e zakonshme që shkaktojnë këtë alergji janë pjeshka, selinoja, domatet, pjepri, bananet, kastraveci dhe kungulli i njomë. Shmangni ngrënien tyre gjatë sezonit të alergjisë, ose provoni t’i piqni, pasi temperaturat e larta mund të ndihmojnë në reduktimin e reaksioneve. Ju gjithashtu mund të pyesni mjekun tuaj për vaksinat kundër alergjive, të cilat mund të përmirësojnë simptomat.
Keni sëmundje të mishrave të dhëmbëve
Në fazat e hershme, sëmundja e mishrave të dhëmbëve quhet gingivit dhe karakterizohet nga mishra të fryrë, të skuqur ose që kanë gjakderdhje. Sëmundja periodontale më e avancuar, e quajtur periodontitis, mund të shkaktojë tërheqjen e mishrave të dhëmbëve e madje të çojë edhe në rënien e tyre. Sëmundja shpesh mund të parandalohet me anë të higjienës orale. Sigurohuni që të lani dhëmbët pas ngrënies, të paktën dy herë në ditë, dhe t’i pastroni me fill një herë në ditë.
Vuani nga ndonjë sëmundje specifike
Disa sëmundje shkaktojnë dhimbje të mishrave të dhëmbëve, duke përfshirë diabetin, disa sëmundje të frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës. Nëse keni një sëmundje të tillë është shumë e rëndësishme të kryeni rregullisht kontrolle dentare dy herë në vit. Por, nëse rreziku është i lartë, atëherë mjeku mund të rekomandojë që të kryeni kontrolle çdo tre deri në katër muaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj