LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora takon gratë dhe fëmijët në gjendje të vështirë ekonomike në Londër, i bashkohet kauzës për mbledhjen e 2.7 milionë eurove për bamirësi

Rita Ora takon gratë dhe fëmijët në gjendje të vështirë ekonomike në Londër, i bashkohet kauzës për mbledhjen e 2.7 milionë eurove për bamirësi

Apeli i Standardit në bashkëpunim me Comic Relief ka arritur të mbledhë 2.4 milionë funte (2.7 milionë euro), falë një shtimi të donacioneve publike në 200,000 funte (230,000 euro) gjatë javës së fundit – me 1,250,000 funte (1,440,000 euro) që tashmë janë ndarë në grante për bamirësi që ndihmojnë njerëzit më të ndjeshëm që po luftojnë me koston e jetesës në Londër dhe në të gjithë vendin.

Me një milion fëmijë në varfëri ekstreme dhe në rrezik të madh që të mos ushqehen, vishen ose ngrohen mjaftueshëm këtë dimër, fondet e mbledhura janë përshëndetur nga organizatat bamirëse dhe prindërit si një shpëtim jete, duke ofruar ushqim dhe nevoja të domosdoshme për familjet në krizë, shkruan Evening Standard.

Një nga organizatat bamirëse të tilla, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora shkoi për vizitë dhe pati një përvojë shumë emocionale. Këngëtarja kishte vizituar një strehimore për gra, shtëpi për 21 familje dhe e mbështetur nga Buttle UK, një organizatë bamirëse që është mbështetur me një grant prej 50,000 funtesh (57,700 euro).


Ndërmjet buzëqeshjeve dhe qarjes dhe këndimit për fëmijët, Ora foli për tri orë me tri nëna. Ajo u largua duke ndjerë një ngritje shpirtërore, e impresionuar nga rezistenca dhe vendosmëria e tyre përballë vështirësive më mbizotëruese. “Je një luftëtare – përkufizimi i guximit”, i tha ajo njërës grua. “Faleminderit që erdhe dhe na njohe”, u përgjigj nga nga nënat.

Rita Ora dhe Taika Waititi rikthehen në Zelandë të Re për të shijuar pushimet në rezidencën e tyre milionëshe të blerë së fundmi
Lexo po ashtu Rita Ora dhe Taika Waititi rikthehen në Zelandë të Re për të shijuar pushimet në rezidencën e tyre milionëshe të blerë së fundmi

Më vonë Ora reflektoi duke thënë: “Të tri gratë që takova ishin kaq të ndryshme, por ato ndjeheshin sikur mund të shpresonin përsëri”.

Të sjellësh shpresë është ajo çfarë bëjnë këto organizata bamirëse të jashtëzakonshme. Dhe kjo është ajo që zbuloi kjo nxitje intensive pesë-javore me mbulim në gazetë dhe në internet çdo ditë – ndërsa kërkuam të rrisim profilin e londinezëve që po vuanin dhe të siguronim fonde për t’i mbështetur ata.

Pronari i Evening Standard, Lord Lebedev, gjithashtu përshëndeti organizatat bamirëse të kësaj iniciative duke thënë: “Mijëra familje do të kenë një Krishtlindje më të lumtur falë organizatës suaj bamirëse. 2.4 milionë funte të mbledhura për Apelin tonë të Mbijetesës Dimërore do të sigurojnë vakte të ngrohta dhe mbështetje në komunitet në të gjithë vendin. Faleminderit që bëtë një ndryshim”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Pas daljes nga Big Brother, Ana ndjek nënën e Kevinit në Instagram

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Kalo në kategori