LAJMI I FUNDIT:

Izraeli ‘sulmohet furishëm me raketa në qytete dhe komunitete të shumta’, aktivizohet sistemi “Irone Dome”

Izraeli ‘sulmohet furishëm me raketa në qytete dhe komunitete të shumta’, aktivizohet sistemi “Irone Dome”

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar paralajmërime për sulme ajrore në qytete dhe komunitete të shumta të Izraelit – pas një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza.

Gazetarët atje po raportojnë se zonat e Izraelit qendror si dhe qyteti Ashdod në veri dhe Ashkelon në jug janë sulmuar me raketa, raporton Sky News transmeton Telegrafi.


Tel Avivi aktualisht është duke u sulmuar për herë të dytë, sipas një gazetari në terren.

Kjo vjen pas një periudhe relativisht të qetë në Izrael, dhe disa raportimeve që sugjeruan se Hamasi dhe grupet e tjera palestineze mund të kenë mbetur pa raketa.

Një video e ndarë në rrjetin social X tregon momentin kur sistemi “Irone Dome” shuante një mori raketash në Izraelin qendror.

Paralajmërimet për sulme ajrore u lëshuan në komunitetet e Izraelit afër Rripit të Gazës, në veri të Izraelit, në pjesën qendrore të vendit, në qytetin Ashkelon, në qytetin Ashdod dhe në zonën Lakhish, sipas mesazheve që iu dërguan banorëve nga ushtria.

Grupi Hamas ka marrë përgjegjësinë për shkrepjen e raketave nga Gaza.

“Brigadat Al Qassam bombarduan Tel Avivin me një breshëri raketash në përgjigje të masakrave sioniste kundër civilëve”, thuhet në një deklaratë të Hamasit.

Ndonëse deklarata e tyre përmend vetëm Tel Avivin, zona dhe qytete të tjera kanë qenë gjithashtu cak i raketave, sipas raportimeve të shumta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Botë
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori