LAJMI I FUNDIT:

Votohet për imunitetin e Berishës, Rama mbërrin në Kuvend duke shmangur protestuesit

Votohet për imunitetin e Berishës, Rama mbërrin në Kuvend duke shmangur protestuesit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë dhjetë minuta përpara nisjes së seancës plenare ku do të votohet për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ndonëse socialistët u mobilizuan duke shkuar në Parlament gati dy orë më herët sesa në seancat e mëparshme, për të shmangur përplasje me kolegët opozitarë siç ndodhi javën e shkuar, Rama ka zgjedhur t’i bashkohet i fundit seancës.

Shefi i qeverisë ka hyrë në Kuvend nga dera e pasme, ndërkohë që në hyrjen kryesore të Parlamentit janë grumbulluar qindra protestues që kërkojnë largimin e tij nga pushtetit, në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike. /Telegrafi/