LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër, Ymeri – Mujës: Buxheti po rritet, qytetarët po varfërohen

Debat i ashpër, Ymeri – Mujës: Buxheti po rritet, qytetarët po varfërohen

Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje, u krenua me ato që i quajti arritje të Qeverisë së Kosovës.

Muja e përmendi edhe rritjen e buxhetit të shtetit, duke e futur në listën e sukseseve të Qeverisë.


Me të nuk u pajtua analisti politik, Visar Ymeri, i cili tha se është paradoksale se me rritjen e buxhetit qytetarët po varfërohet.

“E kemi një paradoks, buxheti po rritet, kjo rritet edhe për shkak të formalizmit, e pranoj këtë punë të qeverisë, por nuk është faktori kryesor. Ndërkohë që qytetarët po deklarojnë se po varfërohen, sipas UNDP-së”, tha ai.

Ymeri e citoi raportin e UNDP-së, ku thuhet se “në vitin 2021 përqindja e qytetarëve që kanë shpenzu më shumë se 200 euro në artikuj ushqimor ka qenë 38% është rritë në 47% në 2022, është bërë 59% në vitin 2023”.

Sipas tij me rritjen e inflacionit ka rënë edhe cilësia e jetës së një pjese të qytetarëve të Kosovës. Ymeri theksoi se çështja e inflacionit nuk është adresuar si duhet nga Qeveria e Kosovës.

“Për me mirëmbajt të njëjtën cilësi të jetës, krejt këto familje është dashtë të kenë rritje rroge të njëjtë që mos me ju ra kjo përqindje me u shpenzu vetëm për shpenzim. Nëse të rriten shpenzimet për ushqim nuk mbesin të mjaftueshme për shpenzime të tjera, ndikohet cilësia e jetës. Kjo është për ndikimin e inflacionit, e cila nuk është adresu nga qeveria. Jeta e qytetarëve është varfëru, edhe për shkak të buxhetit. TVSH-ja është tatim në konsum, të gjithë e paguajnë TVSHN-në… Kur ta paguajnë TVSH-në njëjtë ju kushton jeta më shtrenjtë se ata që kanë të ardhura më të larta”, tha ai në RTVD.

Ymeri tha se Qeveria nuk e ka bërë asnjë ndryshim në politikat fiskale, porse sipas tij ka pasur një menaxhim më të mirë se qeveritë e kaluara. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori