LAJMI I FUNDIT:

Rama publikon draft propozimin për Masterplanin e fshatit Olimpik në Prishtinë

Rama publikon draft propozimin për Masterplanin e fshatit Olimpik në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë publike Draft propozimi për Masterplanin e fshatit Olimpik në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në Facebook, ka publikuar pamjen se si do të duket fshati.

Më 8 shtator, Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), e votoi kandidaturën Prishtina 2030, me 55 vota pro, tetë kundër dhe tri vota të pavlefshme, gjatë një takimi në qytetin grek Heraklion.

Në Lojërat Mesdhetare marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente. Nga Afrika: Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku dhe Tunizia. Nga Azia: Libani, Siria dhe Turqia. Nga Evropa: Shqipëria, Andorra, Bosnja dhe Hercegovniza, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Italia, Kosova, Malta, Monako, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, San Marino, Serbia, Sllovenia dhe Spanja.

Kosova u pranua në ICMG më 2015 dhe mori pjesë për herë të parë në Tarragona 2018, në Spanjë.

Programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e mbi tre mijë sportistëve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njoftoi se ngjarja do të ketë shtrirje në gjithë territorin e shtetit me fokus në shtatë komunat kryesore si dhe në bregdetin shqiptar në Durrës.

Në dy pjesëmarrje në këto lojëra, Kosova arriti t’i fitojë 10, nëntë prej të cilave në sportin e xhudos, ndërsa një në boks.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Lajme
Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Kronika e Zezë
Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Siguri
Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Lajme
Kalo në kategori