Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë shprehen të shqetësuar për rritjen e kërcënimeve nga Serbia ndaj Kosovës, duke theksuar mundësinë e sulmeve të ndryshme, përfshirë ato kibernetike.
“Pas zgjedhjeve të fundit në Serbi, ku një regjim autokratik ka shpërfaqur mungesën e stabilitetit brenda vendit ka një mundësi për një sulm nga Serbia, i cili mund të përdorë metoda të ndryshme duke përfshirë sulme kibernetike dhe operacione hibride”, ka vlerësuar Seb Bytyçi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ai gjithashtu ka theksuar nevojën për të marrë seriozisht kërcënimet e mundshme dhe ka theksuar se Kosova ka të drejtë të bëjë thirrje për mbrojtje ndaj tyre.
“Mund të thuhet që ka një rrezik për destabilizim. Nëse ka pasur një dilemë deri më tash, mendoj se me zgjedhjet e fundit në Serbi u hoqën të gjitha dilemat që kemi të bëjmë me një regjim autokratik në Serbi, i cili për shkak të deficiteve të veta demokratike të brendshme shkakton jo stabilitet në rajon me qëllim të rritjes së agjendës të regjimit atje, të udhëhequr nga presidenti Vuçiq”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjini.
Sipas tij, mund të pritet një sulm nga Serbia duke u kamufluar në metoda të ndryshme ose sulme kibernetike apo operacione të natyrës hibride që e rrezikojnë sigurinë.
“Kemi të bëjmë më një përpjekje për jo stabilitet kronik. Për të shkaktuar një jo stabilitet kronik për të dëshmuar që Kosova nuk e kontrollon veriun dhe për ta arsyetuar ‘de-facto’ ndarjen e Kosovës dhe futjen e forcave serbe në atë pjesë”, ka deklaruar mes tjerash Bytyçi.
Po ashtu, Fatmir Çollaku, njohës i sigurisë, ka folur për ndryshimet thelbësore pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë dhe ka theksuar se ky ngjarje ka çuar në zgjimin e komunitetit ndërkombëtar dhe NATO-s.
“Gjithçka ka ndryshuar nga 24 shtatori si në planin ndërkombëtar edhe në planin e brendshëm nga aspekti i gatishmërisë dhe mobilizimit të strukturave të sigurisë si dhe menaxhimi i operacioneve. Ky sulm ka pasur refleksione të mëdha në dy dimensione, Evropa edhe NATO dhe të gjithë u zgjuan nga gjumi sepse bëhej fjalë vërtetë për seriozitet të lartë të kërcënimit të sigurisë”, ka deklaruar ai.
Ai ka theksuar se mund të ketë operacione nga grupet e organizuara, duke përdorur informacione inteligjente nga shërbimet sekrete serbe, me qëllim të destabilizimit të Kosovës.
“Operacionet e mundshme që mund të pasojnë në grupe të organizuar mirë në numër me dhjetëra jo më shumë, ato mund të përcjellën edhe me informacione inteligjente nga shërbimi sekret serbë, të cilët janë gjithnjë në përpjekje për ta destabilzuar Kosovën, nuk përjashtohet mundësia që ato të mos vijnë më nga veriu mund të vijën edhe nga lindja”, ka deklaruar Fatmir Çollaku, njohës i sigurisë”, ka thënë Kollçaku. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje