LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Europiane për Ndryshim: Fronti pro-rus me veprime anti-njerëzore tenton të mbaj pushtetin

Lidhja Europiane për Ndryshim: Fronti pro-rus me veprime anti-njerëzore tenton të mbaj pushtetin

Lidhja Europiane për Ndryshim ka dalë me reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar dhënien e certifikatave të lindjes me përkatësi etnike. Nga ky koalicion thonë se “ndjenja e humbjes së pushtetut ua ka fshirë të gjithë ndjenjë njerëzore pushtetarëve”.

“Me paturpësinë më të madhe Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga e disa deputet e drejtorë dje u shfaqën para qytetarëve të paevidentuar për tu dhënë çertifikata. I gjithë ky manipulim, vetëm për të fituar LSDM disa vota. Dhe jo vetëm LSDM por edhe ASH dhe BDI. Veprim më të madh anti njerëzor deri më sot nuk mbahet mend”.


Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë: Ndjenja e përkatësisë kombëtare nuk mund të vërtetohet me dokument publik
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë: Ndjenja e përkatësisë kombëtare nuk mund të vërtetohet me dokument publik

“E derisa manipulojnë me këto qytetarë që për tre dekada i kanë shtypur, BDI dhe ASH i kanë harruar të gjithë ata qytetarë që ende nuk mund të marrin nënshtetësi, vetëm se janë shqiptarë dhe qeveria i konsideron si të “rrezikshëm”. Përveç këtyre, ky pushtet tashmë i diagnostifikuar me epideminë e korrupsionit, përpiqet të manipulojë mijëra qytetarë duke hapur në prag të zgjedhjeve konkurse për punë ose vendime pune”, thonë nga LEN.

Ata thonë se Qeveria ditët i ka të numëruara dhe se qytetarët do t’i ndëshkojnë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori