LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë: Ndjenja e përkatësisë kombëtare nuk mund të vërtetohet me dokument publik

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë: Ndjenja e përkatësisë kombëtare nuk mund të vërtetohet me dokument publik

Zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska, deklaroi se nga sot deri në marrjen e vendimit përfundimtar, shtetasve mund të mos kërkohet të shtojnë të dhënat e kombësisë në certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes. Ajo theksoi se kjo është një masë e përkohshme.

Gjykata Kushteteuese vlerëson se përkatësia kombëtare është një ndjenjë personale, të dhëna empirike të paverifikueshme dhe liria e shprehjes e përcaktuar me Kushtetutë.


Udhëzimet për librat amë, në të cilat është shtuar rubrika e kombësisë, janë miratuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, më 29 maj të këtij viti. Akti është botuar në “Fletoren Zyrtare” më 15 qershor, pra 17 ditë pas miratimit të tij, ose më konkretisht – 10 ditë pas skadimit të afatit ligjor për këtë procedurë.

Gjyqtarët kushtetues shprehën dyshime për kushtetutshmërinë e këtij udhëzimi dhe nisën një iniciativë për të kontrolluar ligjshmërinë e tij. Ndërkohë, pra më 5 korrik, Gjykata miratoi një masë të përkohshme që nxori jashtë përdorimit udhëzimin e Llogës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për këtë çështje.

Nga pretendimet në iniciativë, thuhet se sipas kërkuesit, ndjenja e përkatësisë kombëtare është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të vërtetohet me dokument publik, d.m.th. me një dokument të lëshuar nga një autoritet shtetëror, kryesisht për faktin se liria e shprehjes së kombësisë përfshin të drejtën për të ndryshuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe me futjen praktike të kolonës së kombësisë në ekstraktin nga librat e lindjes – si. regjistrat publikë, i jep fund ndjenjës së shprehur dikur kombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori