MPB: 15 arrestime për vozitje të rrezikshme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar

policia mk policia mk
Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin, policia ka privuar nga liria 15 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Nga të arrestuarit, 8 kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, 4 prej tyre të mitur.
Katër persona janë kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa raste të tjera kanë të bëjnë me drejtim të automjetit pavarësisht ndalesës aktive për vozitje, si dhe kombinimin e këtyre shkeljeve.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
MPB-ja apelon që drejtuesit të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, gjatë ndalesës së drejtimit apo nën ndikimin e alkoolit.
Nga
Telegrafi
33 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































