LAJMI I FUNDIT:

AKB kërkon nga Qeveria që të themeloi Bursën e Kapitalit për vitin 2024

AKB kërkon nga Qeveria që të themeloi Bursën e Kapitalit për vitin 2024

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka mbajtur takimin e rregullt të fund vitit, ku janë diskutuar dhjetë pika që ishin në rendin e ditës.

Në mesin këtyre dhjetë pikave, ishte edhe Ligji i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, Ligji i Fondit Sovran në Kosovë, Tregtia e brendshme në Kosovë dhe Raporti i aktiviteteve të AKB-ës.

“Bordi i AKB-ës miratojë raportin e aktivitetet dhe tha se informaliteti në Kosovë është i lartë dhe Ligji i ATK -ës sa do që është i mirë ,nëse nuk zbatohet profesionalisht ai dëmton konkurrencën e drejtë në Kosovë. Fondi Sovran i Kosovës duhet themeluar nga teprica e buxhetit jo të ndahet buxhet shtesë dhe Bordi udhëheqës mos të jetë politik por profesional dhe i pavarur nga politika.
Ekonomia e brendshme ka nevojë ndër të tjerat për themelimin e Bursës e cila fuqizon kapitalin dhe siguron investimet në sektorë të ndryshme në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AKB-së.


AKB-ja kërkoi nga Qeveria e Kosovës të procedoi sa më shpejtë ligjin për Bursën e kapitalit në vitin 2024 si mundësi e re e zhvillimit ekonomikë, vendor dhe ndërkombëtare ashtu siç e kanë shumë vende në Ballkan dhe në Evropë. /Telegrafi/