Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të martën autoriteteve në Serbi të punojnë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve që vëzhguesit kishin identifikuar gjatë procesit zgjedhor të fundjavës.
“Pretendimet për parregullsi të raportuara nga OSBE-ja dhe ekipi vëzhgues duhet të hetohen dhe dhuna ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve, gazetarëve dhe vëzhguesve të akredituar, për të cilën kemi parë njoftime, është e papranueshme dhe do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë këtë gjë,” deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Ai tha se Departamenti amerikan i Shtetit po shqyrton gjetjet paraprake të misionit vëzhgues të OSBE-së për zgjedhjet në Serbi.
“Jemi në dijeni se deklaruan që zgjedhjet e 17 dhjetorit u ofruan votuesve mundësi, alternativë politike. Por ata gjithashtu arritën në përfundimin se zgjedhjet ishin të dëmtuara nga mungesa të shumta procedurale, trysnia ndaj punonjësve publikë dhe keqpërdorimi i burimeve publike dhe se këta faktorë, krahas me përparësitë që i gëzon partia në pushtet, krijojnë kushte të padrejta,” deklaroi zëdhënësi Miller gjatë konferencës për shtyp.
Gjatë ditës, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë se procesi zgjedhor në Serbi duhet të përmirësohet ndjeshëm, pasi vëzhguesit e pavarur gjetën parregullsi shqetësuese, përfshirë blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme të së dielës.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhelyi, thanë në një deklaratë të përbashkët se “funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në bllok”.
Të hënën Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tërësi”.
Sipas kësaj organizate këta faktorë krahas njëanshmërisë së mediave “krijuan një fushë të pabarabartë për konkurrencë”. Vëzhguesit dhe mediat e pavarura raportuan se serbë nga Bosnja janë dërguar në mënyrë të organizuar me autobusë për të votuar në Beograd, rreth 40,000 dokumente identifikimi u janë lëshuar personave që nuk jetojnë në kryeqytet, ndërkohë që në një qytet verior të Serbisë një ekip vëzhguesish është sulmuar dhe makina e tyre është goditur me shkopinj bejsbolli. Partia në pushtet është akuzuar se ka paguar votuesit apo ka bërë trysni mbi ta.
Zyrtarët e pushtetit ngulën këmbë të martën se zgjedhjet e parakohshme të fundjavës ishin të lira dhe të ndershme me gjithë kritikat dhe tensionet politike pas votimeve.
Disa mijëra veta protestuan të hënën me pretendimet për mashtrim në zgjedhjet për pushtetin lokal në Beograd dhe më shumë protesta janë paralajmëruar për sot.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare serbe e presidentit Vuçiq doli fituese në zgjedhje, por kundërshtarët e saj kryesorë nga aleanca “Serbia kundër dhunës”, thonë se atyre iu grabit fitorja në Beograd.
"We call on the Serbian political leadership to ensure a constructive, inclusive dialogue across the political spectrum."
Joint statement by HR/VP @JosepBorrellF & Commissioner @OliverVarhelyi on Serbia parliamentary elections⤵️https://t.co/cnze1ZTPiZ— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) December 19, 2023
Udhëheqësja e këtij koalicioni, Marinika Tepiq, tha të martën se rezultati i zgjedhjeve është i papranueshëm.
“Abuzim i pabesueshëm, vjedhje elektorale. Kjo është arsyeja pse ne nuk pajtohemi me këto rezultate, nuk i pranojmë ato dhe kërkojmë anulimin e zgjedhjeve”, u tha gazetarëve zonja Tepiç para ndërtesës së Komisionit të Zgjedhjeve në Beograd, ku ajo bashkë me kolegun e saj Miroslav Aleksiq kanë hyrë në grevë urie. Pushteti hodhi poshtë pretendimet e tyre.
Protestues të rinj hodhën domate e letra higjienike mbi ndërtesën e Komisionit të zgjedhjeve gjatë protestës së të hënës. Policia tha se arrestoi dy prej tyre për sjellje të dhunshme.
Zyrtarët e lartë evropianë thanë të martën se presin që raportet e besueshme rreth parregullsive të trajtohen në mënyrë transparente nga autoritetet përgjegjëse përfshirë akuzat lidhur me zgjedhjet lokale në Beograd.
Të hënën vonë ministria e Jashtme gjermane duke iu referuar gjetjeve të vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsitë në zgjedhjet serbe tha se “kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE”.
Nën udhëheqjen e presidentit Vuçiç, Serbia u bë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por opozita akuzon bllokun se po mbyll një sy ndaj mangësive demokratike të vendit në këmbim të qëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit, ende i trazuar pas luftërave të viteve 1990. /zeriamerikes/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A