LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Në zgjedhjet në Serbi pati frikësim të votuesve e blerje votash

Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Në zgjedhjet në Serbi pati frikësim të votuesve e blerje votash

Të dielën në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme, ku partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq thotë se ka fituar.

Në anën tjetër nga opozita në Serbi thonë se ka patur shumë parregullsi, blerje votash e “tren bullgar”, transmeton Telegrafi.


Madje opozita sot është mbledhur para objektit të komisionit zgjedhor në Beograd, duke kërkuar mospranimin e rezultateve të zgjedhjeve në Beograd.

Shumë prej tyre u futën edhe në grevë urie, duke u zotuar se nuk do të tërhiqen derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

E nga ministria e Jashtme e Gjermanisë përmes një postimi në X është bërë e ditur se Serbia ka votuar, por që sipas OSBE-së, ka patur keqpërdorime të burimeve publike.

“Serbia ka votuar, por OSBE raporton keqpërdorim të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një vend me status të kandidatit në BE”, thuhet në postimin e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Lidhur me zgjedhjet në Serbi ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde i cili ka shpërndarë postimin e ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. /Telegrafi/