Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë një reagim pas deklaratave të LVV-së, që sipas tyre opozita është pa alternativë.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV ka dështuar në qeverisje në këto tri vite, dhe se tani ka filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita.
|Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqen opozita jonë me rrugë institucionale, opozita jonë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e tyre të mbrapshta. Ata frikësohen nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”, ka theksuar ai.
Sipas Tahiri, LVV duhet ta braktis rrugën e qeverisjes korruptive.
“Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve dhe nesër do t’i vërejmë edhe më qartë me ikjen masive të qytetarëve nga keqqeverisja e tyre”, vijon ndër tjera reagimi i tij.
Ndryshe, sot Lëvizja Vetëvendosje sot ka reaguar lidhur me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare.
“Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”, thuhet në deklaratën e lëshuar sot nga LVV. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare