LAJMI I FUNDIT:

Taravari për bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në: Edhe 15 ministri po të na japin, nuk pranojmë nëse nuk kanë perspektivë evropiane

Taravari për bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-në: Edhe 15 ministri po të na japin, nuk pranojmë nëse nuk kanë perspektivë evropiane

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në një intervistë për “Sloboden Pecat”, ka thënë se nëse partia e tij do të jetë pjesë e ndonjë qeverie në të ardhmen, ajo duhet të garantojë rrugën evropiane të vendit.

I pyetur nëse partia e tij do të bëjë koalicion me OBRM-PDUKM-në, Taravari tha se “edhe nëse iu japin 15 ministri, nuk kanë çfarë të kërkojnë në një qeveri jo evropiane”.

“Edhe nëse na ofrojnë pesëmbëdhjetë ministra, nëse nuk ndjekim rrugën evropiane, nuk ka çfarë të kërkojmë atje. Në atë rast, kryetari i Aleancës mund të japë dorëheqjen, partia mund të vazhdojë, por Aleanca për Shqiptarët nuk mund t’i bashkohet asnjë blloku që do ta ngecë shtetin në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme”, tha Taravari.


Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, Taravari është i mendimit se nëse ka një kandidat shqiptar, partia me gjasë do ta mbështesë në raundin e parë. Por, sa i përket rrethit të dytë zgjedhor, ai ende nuk ka të dhëna se kush do të jetë kandidat, ndonëse për Pendarovskin ka një mendim pozitiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori