Rusia së fundmi ka shprehur interesim për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Maria Zabolotskaya, përfaqësuese e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në një konferencë ku po diskutohej për aktivitetet e mekanizmave të mbetur lidhur me gjykatat penale, e përmendi Gjykatën Speciale dhe kushtet që i ofron qendra e paraburgimit.
Një pjesë të fjalimit, ajo ia dedikoi Kosovës dhe Gjykatës Speciale, duke përmendur detaje të cilat nuk dihen publikisht.
Sipas saj, paraburgimi për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët është i butë. Ajo ka theksuar se ish-krerët e UÇK-së e përdorin palestrën sportive, bibliotekën, dhomën e lutjeve e kështu me radhë.
Këto kushte, të cilat konsiderohen elementare për të paraburgosurit, përfaqësueses ruse i janë dukur të tepërta. Ajo e ka kundërshtuar, po ashtu, edhe vizitën e ish-presidentit Thaçi në Kosovë për shkak të prindërve që i kishte të sëmurë.
Përfaqësuesja ruse e ka vazhduar ligjërimin vajtues duke thënë se të dënuarit me kombësi serbe po diskriminohen, kurse shqiptarët kanë privilegje.
“Regjimi i paraburgimit që Dhomat urdhëroi për tetë shqiptarë të Kosovës, përfshirë të ashtuquajturin ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është sa më i butë. Ai përfshin të drejtën për të përdorur palestrën, bibliotekën dhe dhomën e lutjeve, për të ecur në zonën e caktuar dhe për të paguar mallrat dhe shërbimet me para nga një llogari e veçantë. Sanksionet për shkeljen e rregullave të regjimit janë gjithashtu shumë të buta: paralajmërim, gjobë monetare, heqje e përkohshme e disa privilegjeve. “Masa ekstreme” është një vendosje dyjavore në izolim, por pa ndalim të telefonatave. Gjithashtu, vetëm në vitin 2022, personave të arrestuar iu lejuan 880 vizita (nga familjarë dhe të tjerë).
Madje, në fund të majit dhe në fillim të shtatorit 2023, Hashim Thaçi u lejua të vizitojë Kosovën për të parë prindërit e tij të sëmurë. Kjo përkundër disa skandaleve të profilit të lartë që përfshinin frikësimin e dëshmitarëve në rastin e tij. Me fjalë të tjera, ne shohim një dallim të dukshëm në kushtet e paraburgimit ndërmjet të dënuarve serbë dhe shqiptarë të Kosovës. Ne besojmë se “diskriminimi” është fjala e duhur për të përshkruar këtë situatë. Kërkojmë që Mekanizmi të marrë masa për eliminimin e tij dhe t’u sigurohet të dënuarve serbë kushte adekuate për vuajtjen e dënimit”, kishte thënë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos