LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria merr kryesimin e Kartës A-5, Hasani: Prioritet zhbllokimi i ngërçit për anëtarësimin e Kosovës

Shqipëria merr kryesimin e Kartës A-5, Hasani: Prioritet zhbllokimi i ngërçit për anëtarësimin e Kosovës

Shqipëria merr nga 1 janari 2024, kryesimin njëvjeçar të Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5).

Gjatë ministerialit të A5 që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani theksoi se duhet të marrë fund bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në A5.

“Anëtarësimi i Kosovës është tejet i vonuar. E kemi mbështetur plotësisht dhe tradicionalisht anëtarësimin e Kosovës në nismën tonë dhe na vjen shumë keq që ky anëtarësim vijon të jetë i bllokuar. Gjatë kryesimit tonë do të angazhohemi me përparësi për ta zgjidhur këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.


Ministri Hasani, gjatë konferencës për shtyp për dorëzimin e kryesimit nga Maqedonia e Veriut tek Shqipëria, vlerësoi rolin e Kartës A-5, në përpjekjet e vendeve të rajonit drejt integrimit të plotë euroatlantik.

“Kemi mbështetur konceptin e RMV për rigjallërimin e A-5 dhe synojmë ta çojmë atë më tej gjatë kryesimit tonë. Gjithashtu, do të përpiqemi ta përshtatim Kartën për të na shërbyer më së miri në formësimin e përgjigjeve të përbashkëta ndaj kërcënimeve dhe sfidave aktuale të sigurisë”, tha ai.

I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ministri Igli Hasani tha se të dy vendet kanë kryer një punë të përbashkët të admirueshme dhe se rrugëtimi i rajonit në BE nuk duhet të pengohet nga pikëpyetje e paqartësi.

Karta SHBA-Adriatike (US-Adriatic Charter) është një nismë politike sigurie me karakter rajonal, e dakordësuar paraprakisht në Samitin e NATO-s në Pragë (nëntor 2002), mes Presidentëve të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe SHBA-ve, për tu zgjeruar më pas me Malin e Zi dhe Bosnje – Hercegovinën, e ku Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vëzhguesit./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori