LAJMI I FUNDIT:

BE-ja nis një hetim ndaj X të Elon Musk për dezinformim rreth luftës Izrael-Hamas

BE-ja nis një hetim ndaj X të Elon Musk për dezinformim rreth luftës Izrael-Hamas

Platforma X mund të ketë thyer rregullat e ashpra të Ligjit për Shërbime Dixhitale të Bashkimit Evropian, thanë rregullatorët ndërsa njoftuan nisjen e një hetimi zyrtar kundër platformës.

Sipas Komisionit Evropian, shqetësimi kryesor i hetimit është “përhapja e përmbajtjes së paligjshme ku shfaqen sulmet e Hamasit kundër Izraelit”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Krahas X, listës së platformave që kishin thyer këto rregulla iu bashkëngjitën edhe 16 të tjera, si Facebook, Instagram, TikTok, Snapchat, Lindekln, Amazon, Google Search, si dhe App Store.


“Ne e marrim shumë seriozisht shkeljen e rregullave tona. Dhe provat që kemi aktualisht janë të mjaftueshme për të nisur zyrtarisht procedurat kundër X”, tha Margrethe Vestager, zëvendës presidente ekzekutive e BE-së.

Përgjigja e kompanisë ndaj këtyre akuzave ishte se, kishin larguar “qindra” llogari që lidhen me Hamasin, dhe “dhjetëra mijëra përmbajtje të tilla”.

Pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ka pasur raportime për përhapjen e dezinformatave në X, duke përfshirë video dhe imazhe të shpërndara nga një rrjet propagandistik.

Menjëherë pas njoftimit të Komisionit Evropian, X postoi një deklaratë në llogarinë zyrtare të tij, duke bërë thirrje që procesi të ndjekë procedurat ligjore dhe të jetë “i lirë nga ndikimi politik”.

“X është fokusuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për të gjithë përdoruesit e platformës, duke mbrojtur lirinë e shprehjes”, thuhej në deklaratë.

Hapat e ardhshëm të Komisionit do të jenë mbledhja e provave, dhe ndërmarrja e veprimeve të përkohshme kundër X. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që mund të jetë një “ndryshim i lojës” për fermerët e moshuar japonezë

Roboti që mund të jetë një “ndryshim i lojës” për fermerët e moshuar japonezë

Teknologji
A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

A do të jenë në gjendje përdoruesit e TikTok-ut ta përdorin aplikacionin pas një ndalimi të mundshëm?

Teknologji
Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Apple në mes të një padie ligjore për teknologjinë e kamerës së iPhone 15

Teknologji
Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Themeluesi i Facebook e bën të qartë se çfarë nuk i pëlqen tek Apple

Teknologji
Paga e shefit të Apple u rrit për 18 për qind vitin e kaluar - ja sa miliona dollarë u pagua ai

Paga e shefit të Apple u rrit për 18 për qind vitin e kaluar - ja sa miliona dollarë u pagua ai

Teknologji
Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Neuralink i Elon Musk sapo i ka bërë njeriut të tretë një implant truri - priten deri në 30 implante të tjera në vitin 2025

Teknologji
Kalo në kategori