Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë për median gjermane Stern ku ka folur për problemet aktuale me të cilat përballet Kosova.
Kryeministri ka thënë se Kosova është një vend demokratik, sovran dhe i pavarur që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Ai thotë se ka pasur përmirësim të ndjeshëm të vendit në Indeksin e Transparency International sa i përket përceptimit të korrupsionit në vend.
Në këtë intervistë tema qendrore kanë qenë raportet me Serbinë dhe situate e sigurisë në Kosovë.
Ai nuk e ka përjashtuar një ndërhyrje tjetër të Serbisë si ajo që kishte ndodhur në shtator të këtij viti në fshatin Banjskë.
“Të gjitha problemet që kemi me sigurinë kombëtare, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial vijnë nga Serbia. Ne i mbështesim serbët në Kosovë në mënyra të ndryshme: ndërtojmë shtëpi, ndihmojmë fermerët etj. Por sa më shumë të mira të bëjmë për serbët në Kosovë, aq më nervoz dhe agresiv bëhet Beogradi. Në vitet e fundit, Beogradi është bërë edhe më nervoz sepse mbështetja për partinë e presidentit Vuçiq ka rënë ndjeshëm në Kosovë”.
Kurti ka thënë se edhe lufta kundër krimit të organizuar në veri ka shqetësuar grupet kriminale.
“Pika kulmore ishte një sulm terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator nga paraushtarakët e trajnuar nga Beogradi dhe që vepronin në emër të Beogradit. Ata erdhën për të nxitur konflikte të reja. Beogradi nuk e duron dot faktin se vendi ynë është i suksesshëm”, shtoi Kurti.
“Ky sulm u krye nga paraushtarakët që morën urdhrat e tyre direkt nga Beogradi. Dhe ka vetëm Vuçiq, sepse Serbia është politikisht një shfaqje me një njeri. Kemi edhe prova se ushtria serbe u dha këtyre njerëzve armët”, vijoi Kurti në këtë intervistë për median gjermane.
“Ne nuk mund të përjashtojmë një sulm nga Serbia sepse kjo nuk varet nga ne. Por ne jemi vigjilentë dhe kemi edhe mbështetjen e trupave të aleatëve tanë të NATO-s, të cilët kanë rritur mbështetjen e tyre që nga sulmi i shtatorit me qëllim që të ruajmë sigurinë e vendit tonë. Për më tepër, duke investuar në ushtrinë tonë, ne po përmbushim kriterin prej dy për qind të buxhetit për mbrojtjen [kriter i NATO-s]”.
Kurti ka folur edhe për liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimeve evropiane.
Ai ka thënë se pret nga BE-ja që gjatë vitit 2024 t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat.
“Ne aplikuam për anëtarësim në BE një vit më parë – vitin e ardhshëm shpresoj se do të na jepet zyrtarisht statusi i kandidatit. Ne duam të marrim pyetësorin nga znj. Von der Leyen, dhe unë jam gati t’u përgjigjem atyre pyetjeve me durim. Ne duam të bëhemi anëtarë të Këshillit të Evropës në vitin 2024, sepse u përmbahemi parimeve themelore të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”.
Kurti ka kujtuar se remitencat që vijnë nga diaspora përbëjnë një pjesë të mirë të buxhetit të vendit.
“Pjesa më e madhe e parave tona vijnë nga diaspora: ka mbi gjysmë milioni kosovarë vetëm në Gjermani, 250,000 në Zvicër, 20 për qind e Bruto Produktit tonë janë dërgesa nga diaspora jonë. Kjo është një arsye tjetër pse Gjermania është kaq e rëndësishme për të ardhmen tone”, deklaroi Kurti.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se do të përpiqen që të kthejnë trurin në vend.
“Disa nga profesorët dhe studentët tanë më të mirë janë me ju sot, por ne duam t’i kthejmë njerëzit përsëri. Kjo është arsyeja pse ne kemi një Ministri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Meqë ra fjala, mësova edhe fjalën “Ausbildung”[trajnim] nga diaspora jonë – tani është fjala ime e preferuar në gjermanisht”, shtoi tutje Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ewg-750x375-1-380x233.png)
Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit
![“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_8-35-380x233.jpg)
“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon
![Atentati ndaj Ibrahim Rugovës, cili detaj në veturë e shpëtoi Presidentin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/unnamed-16-380x233.jpg)
Atentati ndaj Ibrahim Rugovës, cili detaj në veturë e shpëtoi Presidentin
![Shkoi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci tregon se çfarë i ndodhi në stacionin policor të Loznicës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Avokati-Arianit-Koci-sonte-ne-Rubikon-ne-Klan-Kosova-380x233.png)
Shkoi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci tregon se çfarë i ndodhi në stacionin policor të Loznicës
![“Familja e pagoi si avokat, ai doli pjesëtar i UDB-së”, Krasniqi tregon emrin e shqiptarit që tentoi ta vë në kurth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Nimon-Krasniqi1-380x233.jpg)
“Familja e pagoi si avokat, ai doli pjesëtar i UDB-së”, Krasniqi tregon emrin e shqiptarit që tentoi ta vë në kurth
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
![Telefonat e së ardhmes – Fuqia e pajisjeve të palosshëm që do të çojnë imagjinatën tuaj në një tjetër nivel!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Galaxy-Flip6_3_Online-1-380x233.jpg)
Telefonat e së ardhmes – Fuqia e pajisjeve të palosshëm që do të çojnë imagjinatën tuaj në një tjetër nivel!
![A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Melodia-PX-7-380x233.png)
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
![Kompletoje look-un me 50% zbritje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/20240620-Telegrafi-Deals-01-01-380x233.png)
Kompletoje look-un me 50% zbritje
![Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-380x233.png)
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
![Secila më e mirë se tjetra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/0-6-380x233.png)
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
![Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ewg-750x375-1-380x233.png)
Detaje nga laboratori ku u identifikuan shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit
![“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_8-35-380x233.jpg)
“Duhet të thuash se Fatoni është gjallë”, Koci tregon mesazhin në serbisht që iu dërgua në telefon
![Barcelona arrin marrëveshje me sensacionin e Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/olmo-2-380x233.png)
Barcelona arrin marrëveshje me sensacionin e Euro 2024
![Atentati ndaj Ibrahim Rugovës, cili detaj në veturë e shpëtoi Presidentin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/unnamed-16-380x233.jpg)
Atentati ndaj Ibrahim Rugovës, cili detaj në veturë e shpëtoi Presidentin
![Situata e medaljeve pas ditës së katërt në Paris 2024: Ku qëndron Kosova në ranglistë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/paris-2024-380x233.png)
Situata e medaljeve pas ditës së katërt në Paris 2024: Ku qëndron Kosova në ranglistë
![Shkoi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci tregon se çfarë i ndodhi në stacionin policor të Loznicës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Avokati-Arianit-Koci-sonte-ne-Rubikon-ne-Klan-Kosova-380x233.png)
Shkoi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit, avokati Koci tregon se çfarë i ndodhi në stacionin policor të Loznicës