Prokuroria Elbasan kërkon masën e arrestit në burg për Sokol Mjacaj dhe për 12 zyrtarët e burgut Peqin të ndaluar.
Sot është dorëzuar kërkesa në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.
Të shtunën, një ditë pasi Sokol Mjacaj ekzekutoi në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi shokun e qelisë Indrit Shaqja, prokuroria e Elbasanit urdhëroi arrestimin e drejtorit të burgut Kamber Hoxha dhe 11 punonjës pjesë e zinxhirit komandues. Ata akuzohen se nuk kanë ushtruar kontroll ndaj të burgosurit.
Këto lëvizje të prokurorisë jusifikikohen me dyshimet se arma e përdorur nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjaçaj, me të cilën kreu ekzekutimin e Arben Lleshajt, mund të jetë futur dorazi në ambientet e burgut në bashkëpunim me punonjës të policisë.
Armën e krimit autori tha se e ka siguruar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, kohë kur skaneri mund të ketë qenë i prishur.
Fillimisht u aludua se arma u fut me anë të një droni, por duket se hetuesit e kanë rrëzuar si pistë.
Në dëshminë e tij Mjacaj ka deklaruar se ka pasur konflikte dhe debate me Lleshajn, pasi ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor ndaj ka kryer dhe krimin.
Por hetuesit dyshojnë se vrasja është organizuar me pagesë për hakmarrje.
Mjaçaj vuan dënimin me burgim të përjetshëm pasi në korrik të vitit 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit grabiti dhe vrau dy turistë çekë.
Ndërsa viktima Arben Lleshi ishte i dënuar me 32 vite burg për një vrasje të kryer në Britaninë e Madhe. I plagosur si pasojë e këtij konflikti mbeti edhe i dënuari tjetër Indrit Shaqe.
12 të ndaluar për “shpërdorim detyre” janë
Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç;
Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç;
Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç;
Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç;
Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç;
3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç;
4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles