LAJMI I FUNDIT:

Lockyer pësoi sulm në zemër në fushë, Liga Premier merr vendimin për fatin e ndeshjes

Lockyer pësoi sulm në zemër në fushë, Liga Premier merr vendimin për fatin e ndeshjes

Ndeshja mes Bournemouth dhe Luton Town në Ligën Premier do të riluhet nga minuta e parë pasi parprakisht u ndërpre për shkak të sulmit në zemër që pësoi Tom Lockyer.

Kapiteni i Luton Town papritmas u rrëzua në fushë pa pasur ndonjë kontakt me topin dhe u desh ndihma mjekësore e të dyja ekipeve në “Vitality Stadium”.


Fillimisht nuk diheshin shkaqet që çuan deri te ky rast, por më pas u bë e ditur që Lockyer kishte pësuar sulm në zemër.

Moment frike dhe paniku në Angli: Kapiteni i Luton Town rrëzohet pa ndjenja në fushë
Lexo po ashtu Moment frike dhe paniku në Angli: Kapiteni i Luton Town rrëzohet pa ndjenja në fushë

Po zhvillohej saktësisht minuta e 65-të kur ndodhi rasti dhe deri atëherë rezultati i ndeshjes ishte i barabartë 1-1.

Gjyqtari i ndeshjes mori vendimin që ndeshja të mos zhvillohej përfundimisht dhe urdhëroi lojtarët e dy ekipeve që të shkojnë drejt zhveshtoreve.

Një rregull i Ligës Premier  se çdo ndeshje e ndërpritur me pëlqimin e zyrtarëve të ndeshjes do të riluhet përsëri dhe jo të vazhdojë aty ku kishte mbetur. Një datë e re për zhvillimin e kësaj ndeshje pritet të vendoset, siç raporton Daily Mail.

Kapiteni i Luton Town pësoi sulm në zemër, klubi jep detajet e fundit
Lexo po ashtu Kapiteni i Luton Town pësoi sulm në zemër, klubi jep detajet e fundit

Kjo ishte hera e dytë brenda 12 muajve që Lockyer rrëzohet pa ndjenja në fushë, me reprezentuesin uellsian që kishte bërë një operacion në zemër pas sulmit që kishte pësuar ndaj Coventry City në play-off të Championshipit./Telegrafi/